Мы в Telegram
Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Komunitetet në Kosovë pa bashkëpunim kulturor

Komunitetet në Kosovë pa bashkëpunim kulturor

Artistë nga komunitete të ndryshme në Kosovë thanë se nuk ka bashkëpunim ndërkulturor në Kosovë dhe se nevojitet një angazhim shumë më i madh për të arritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe dialogun ndërkulturor.

Diskutimi me temën “Kaleidoskopi i komuniteteve multikulturore” u organizua më 31 maj në Prishtinë nga organizata joqeveritare Aktiv. Ky diskutim u bë në kuadër të “Manifestës”, bienales evropiane të artit bashkëkohor, që synon të promovojë artin bashkëkohor si forcë për ndryshime sociale dhe ekonomike.

“Manifesta” do të mbahet në Prishtinë nga 22 korriku deri më 30 tetor dhe qëllimi i kësaj bienaleje është të “mbështesë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rimarrë hapësirat publike dhe për ta kthyer të ardhmen e qytetit të tyre si një metropol i hapur në zemër të Ballkanit”.

“Ne nuk mund të duam fqinjin tonë”

Milana Bulatoviq Dungjerin nga Qendra Private Kulturore Aquarius, me seli në Mitrovicë të Veriut, tha se ka individë nga komunitete të ndryshme që bashkëpunojnë në fushën e kulturës, por numri i tyre është shumë i vogël.

Ajo theksoi se ka bashkëpunim më të madh në nivel vendesh, gjegjësisht, në ngjarjet kulturore në Prishtinë kryesisht serbët nga Serbia dhe jo serbët që jetojnë në zona të ndryshme të Kosovës.

“Kjo është absurde. Të gjithë ne e kemi atë momentin kur e duam kombin dhe shtetin, por nuk dimë ta duam fqinjin tonë. Ky është një problem serioz për të gjithë njerëzit”, tha ajo.

Ajo theksoi se bashkëpunimi midis komuniteteve që jetojnë në Kosovë nuk do të ndodhë “derisa ne të mësojmë të jetojmë me njëri-tjetrin”.

“Është absurde që ne shkojmë në Tiranë [Shqipëri] të kërkojmë artistë që të vijnë në Mitrovicë të Veriut [qytet në Kosovë i banuar me shumicë serbe]”, tha ajo.

Tash e dy dekada, institucionet dhe organizatat e ndryshme po punojnë për integrimin e serbëve në shoqërinë e Kosovës, e cila është thellësisht e ndarë pas luftës më 1999.

“Bashkëpunim në një shoqëri të ndarë”

Eroll Billibani nga Prizreni, i cili kryesisht merret me të rinjtë në kuadër të festivalit ndërkombëtar për dokumentarë dhe filma të shkurtër, Dokufest, theksoi se nuk ka besim në mesin e komunitetit serb në Kosovë karshi komunitetit shumicë shqiptar dhe se kjo është një prej arsyeve pse nuk ka më shumë bashkëpunim në terren.

 

Ai po ashtu theksoi se çdo vit në Dokufest, që mbahet në Prizren, marrin pjesë më shumë serbë nga Serbia se sa ata që jetojnë në Kosovë.

“Kemi pasur një pjesëmarrës nga Mitrovica e Veriut i cili erdhi për herë të parë në Prizren. Për të ishte sikurse një ekskursion”, tha Billibani.

Ai po ashtu beson se ende ka “frikë dhe tension” midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë, që sipas tij, mund të zbutet përmes bashkëpunimit dhe komunikimit.

“Përvojat e pjesëmarrësve”

Edhe Nita Zeqiri dhe Danilo Gjuriqi nga fshati Osojanë, po ashtu konfirmojnë se nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm midis komuniteteve në fushën e kulturës.

Nita është drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Foundation 17”. Ajo u lind në Mitrovicë, qytet prej të cilit u largua pas luftës në Kosovë dhe asnjëherë më nuk e ka kaluar urën që çon në pjesën veriore të qytetit.

Pas luftës në Kosovë, Mitrovica u nda në pjesën jugore dhe veriore. Mitrovica e Jugut banohet me shumicë shqiptare dhe ajo e Veriut me shumicë serbe.

“Ka ende shumë njerëz që nuk kanë qenë kurrë në Mitrovicë të Veriut, ka po ashtu njerëz nga Graçanica [komunë e banuar me shumicë serbe] që kurrë nuk kanë qenë në Prishtinë. Kjo komunë është dhjetë minuta larg Prishtinës”, tha Zeqiri.

Për Danilo Gjuriqin, një reper nga Osojana [një fshat ku banojnë të kthyerit serbë, që gjendet në Komunën e Istogut, rreth 70 kilometra nga Prishtina] mosnjohja e gjuhës është problemi kryesor që nuk ka bashkëpunim më të madh mes komuniteteve në fushën e kulturës.

Edhe pse gjuhë zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe ajo serbe, në shumicën e rasteve, gjeneratat e reja komunikojnë në anglisht, sepse sistemet e edukimit në Kosovë janë të ndara dhe gjuhët e fqinjëve nuk mësohen në shkolla.

Gjuriq tha se personalisht është i hapur për çdo komunikim me njerëzit që vijnë nga komunitetet e tjera, por ai shtoi se ka edhe të tjerë që gjykojnë diçka të tillë.

Ai i sheh ngjarjet kulturore si mjet për të tejkaluar barrierat.

“Në këtë mënyrë, paragjykimet mund të tejkalohen, të paktën në njëfarë mase. Unë nuk kam paragjykime të tilla, por dikush ka me gjasë për shkak të gjykimit që bëhet brenda komunitetit të tyre”, theksoi ai.

“Incidentet e shoqërisë”

Milana Bullatoviq Durgjerin nga Aquarius, të pranishmit në diskutimin e mbajtur në Prishtinë i quajti “incidente të shoqërisë, që janë mjaft të guximshëm për të arritur bashkëpunimin”.

“Por, ne ende jemi incidente në shoqëri, jemi krejtësisht dy për qind të popullsisë në Kosovë, pjesa tjetër as që dëshiron të flasë dhe fatkeqësisht kjo është e vërteta”, theksoi ajo.

Po ashtu, ajo përmendi se kufijtë më të rrezikshëm janë “ata që gjenden në kokë” dhe tha se artistët duhet të jenë të fortë dhe të rrëzojnë barrierat.

Pakicat etnike në Ballkan, ndërmjet përkujdesjes dhe patronazhit

Bullatoviq Dungjerin konsideron se bashkëpunimi kulturor midis serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të ndodhë pa vullnetin politik të Prishtinës dhe Beogradit dhe derisa qytetarëve të mos iu krijohen kushte më të mira të jetesës, që sipas saj, do të çonin në relaksimin e situatës në terren.

“Manifesta” si platformë për ndryshime shoqërore dhe kulturore

Emilia van Lynden, drejtoresha e komunikimit në “Manifesta”, shpjegoi se qëllimi i kësaj bienale është të ofrojë mbështetje për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se për organizimin e “Manifestës” në Prishtinë është punuar në dy vjetët e fundit me organizata dhe individë të ndryshëm nga i gjithë rajoni.

Organizohen punëtoritë lidhur me pritjet që kanë individët lokalë të fushave të kulturës, edukimit, arkitekturës, kërkimit dhe politikave kulturore në Prishtinë.

“Arsyeja themelore e mbajtjes së këtyre punëtorive është që të prezantohen komunitetet në ‘Manifestë’ dhe më pas, më e rëndësishmja, këto tubime të ndihmojnë në identifikimin e qëllimeve, por edhe sfidave, pritjeve dhe rezultateve të nxjerra nga ‘Manifesta 14’ në Prishtinë”, tha ajo.

“Manifesta”, bienalja nomade evropiane, ndryshon lokacionin çdo dy vjet.

E themeluar në vitet ’90, “Manifesta” reflekton mbi raportet midis kulturës dhe shoqërisë civile, hulumton dhe si përgjigje inicion ndryshime pozitive sociale përmes kulturës bashkëkohore dhe përmes dialogut të afërt, si dhe agjendës sociale të qytetit mikpritës dhe komuniteteve të tij.

“Manifesta” zgjedh rregullisht vende të papritura që të jenë qytete nikoqire.

Prishtina është qyteti i parë i Ballkanit Perëndimor që do të jetë nikoqir i “Manifestës”.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

ZDF: между Шольцем и Бербок возникли разногласия по поводу санкций против России

На конференции в Дубне обсудили развитие наукоградов

Он был избалован славой и любовью зрителей, но в итоге канул в горькое забвение

Криптопроекты: услуги и разработка от Компании Blockchain Projects LLC

Музыкальные новости

Азербайджан назначил столицей тюркского мира талышский город Ленкорань. Талышские организации мира бьют тревогу

В Москве пройдет выставка Евгении Васильевой «Между пороком и добродетелью»

Курорт «Горячинск» поддерживает «Балет на Байкале. Бурятия»

Путин рассказал, как уговаривал одного из братьев Тихоновых покинуть зону СВО

Новости России

Иисус Христос и Животворящий крест изгоняют пиратов во всех мирах. Важные данные.

ZDF: между Шольцем и Бербок возникли разногласия по поводу санкций против России

Музей Андрея Рублева представит экспозицию, посвященную древним текстильным изделиям

Машина скорой помощи перевернулась после ДТП в Петербурге

Экология в России и мире

Сэкономить и оторваться с Angsana Velavaru

Социальные и ESG-проекты ГПМ Радио названы лучшими в России

Скидки по поводу и без от Mirihi Island Resort

Smena SS-2024

Спорт в России и мире

Бьянка Андрееску: «Мне нравится, что на траве, поскольку она намного быстрее грунте, меньше времени на раздумья»

Карен Хачанов проиграл Вукичу во втором круге турнира ATP-250 в Хертогенбосхе

«Наконец-то всё началось». Борис Беккер побывал на матче открытия Евро-2024

Медведев, Кафельников, Федерер, Маррей, Роддик, Агасси поздравили Синнера со статусом первой ракетки мира

Moscow.media

Росгвардейцы обеспечили охрану общественного порядка в День поселка Вербилки

Совместное заявление участников круглого стола, приуроченного ко «Дню защиты прав безвинно осужденных»

Этот российский регион снова стал лидером по количеству случаев по ОСАГО

Всегда на связи: проводная гарнитура Fstyler FH150U от A4Tech







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *