Мы в Telegram
Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Komiteti rekomandon ngritjen e katër akuzave penale ndaj Trumpit

Komiteti rekomandon ngritjen e katër akuzave penale ndaj Trumpit

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6 janarit, ka bërë thirrje që Departamenti i Drejtësisë të ngrehë akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, dhe aleatëve të tij.

Kjo thirrje u bë pas përfundimit të hetimit lidhur me trazirat e dhunshme në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar 2021, dhe ligjvënësit e quajtën hetimin si “udhërrëfyes drejt drejtësisë”.

Ndërsa mbyllën një prej hetimeve më shteruese dhe agresive që Kongresi ka zhvilluar ndonjëherë, shtatë demokratët dhe dy anëtarët republikanë të panelit rekomanduan akuza penale ndaj Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që e ndihmuan atë të nisë një fushatë presioni të shumanshëm në tentim për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zgjedhje që Trump i humbi.

Paneli po ashtu publikoi një përmbledhje të raportit të tij përfundimtar me gjetjet se Trump u përfshi "në një komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Komiteti pretendon se Trump ka bërë katër shkelje penale, si në prag të trazirave, po ashtu edhe gjatë tyre. Ky komitet rekomandoi që Departamenti i Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-presidentin amerikan.

Akuzat që ky komitet ka rekomanduar që të ngrihen ndaj Trumpit, janë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i procesit zyrtar të Kongresit, komplot për shtyrje në deklaratë të rreme dhe ndihmë në kryengritje.

Tani është në dorën e Departamentit të Drejtësisë të vendosë nëse do të ndjekë penalisht Trumpin apo persona të tjerë dhe mund t’i japë një epilog këtij hetimi që nga fillimi kishte në qendër Trumpin.

Kryetari i Komitetit, demokrati Bennie Thompson, tha se sistemi i drejtësisë mund të kërkojë llogaridhënie, duke shtuar se “kemi besimin e plotë se puna e këtij komiteti do të ndihmojë në ofrimin e një udhërrëfyesi për drejtësi”.

Sipas tij, Trump shkeli besimin që njerëzit kishin kur votuan gjatë zgjedhjeve demokratike.

“Ai humbi në zgjedhjet e vitit 2020 dhe e kuptoi këtë. Por, ai tentoi që të qëndronte në detyrë përmes skemave shumëpjesëshe me qëllim që të përmbyste rezultatin dhe të bllokonte transferimin e pushtetit”, tha Thompson.

Ndërkaq, republikania Liz Chaney, që ishte zëvendëskryetare e panelit, tha se çdo president në historinë amerikane ka mbrojtur transferimin normal të pushtetit, “përveç njërit”.

Komiteti po ashtu votoi me 9 vota për dhe asnjë kundër për raportin final, që  përfshin gjetje, transkripte të intervistave dhe rekomandime legjislative.

Në raportin 154-faqësh, që u bë publik, u tha se Trump u përfshi “në komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, duke bërë qëllimisht pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore, duke i bërë presion Kongresit, duke kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të përfshihet në përpjekjet e tij për përmbysjen e rezultatit që të qëndronte në pushtet. Po ashtu aty thuhet se për orë të tëra, Trump refuzoi t’u kërkonte mbështetësve të tij të largoheshin nga Kongresi më 6 janar.

Pavarësisht nëse do të ketë ndjekje penale ndaj Trumpit, në raportin e panelit janë dhënë detaje për përpjekjet e Trumpit që ta përmbysë rezultatin.

Ky panel do të shpërbëhet më 3 janar, kur Dhoma e Përfaqësuesve të merret nën udhëheqje nga republikanët. Paneli ka kryer mbi 1.000 intervista dhe ka mbajtur 10 dëgjime publike dhe ka mbledhur mbi 1 milion dokumente, që kur u formua në korrik të vitit 2021.

Më 6 janar të vitit 2021 u përleshën me policinë – duke lënduar shumë prej tyre – dhe duke lënë të vdekur disa persona. Më pas, mbështetësit e Trumpit hynë në Kongres, me qëllim që të pengonin certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 2020. Mbështetësit e Trumpit përsëritën narrativin e ish-presidentit se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Дизайнер Наталья Душегрея выпустила капсульные коллекции Весна-Лето 2024

POMPEYA и O! МАРГО выступят на фестивале «НЕБО»

Застройщики планируют построить в Москве 34 млн кв. м жилья

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о суверенной финансовой системе в России

Музыкальные новости

Заявление Союза армян России

Всеармянский союз «Гардман-Ширван-Нахиджеван» осуждает лживое заявление президента Азербайджана Алиева

Путин встретился с главой Ингушетии Калиматовым

Группа Продовольствие стала победителем конкурса «Экспортер года Алтайского края» по итогам деятельности предприятий за 2023 г.

Новости России

Международный День защиты детей вместе с LES Art Resort и КидБург

POMPEYA и O! МАРГО выступят на фестивале «НЕБО»

Катя IOWA приехала на «Авторадио» с кроватью и показала «Кусь»

VK Fest 2024: Музыка и Развлечения на Открытых Площадках России

Экология в России и мире

Стильные образы на лето, в которых вы покорите окружающих

Эксперт по семейному капиталу Светлана Петрова: как быстро накопить на авто

Всеармянский союз «Гардман-Ширван-Нахиджеван» осуждает лживое заявление президента Азербайджана Алиева

Генералов много, а Норат Тер-Григорьянц один!

Спорт в России и мире

Парижские сюжеты: Медведев играл в кошки-мышки, Котов творил историю, Калинская заставляла нервничать Синнера

Пресс-служба WTA мемом отреагировала на тяжёлую победу Свёнтек над Осакой

Матч Котова и Вавринки перенесли на корт Сюзанн Ленглен

Последний танец Надаля и юбка Сюзанн Ленглен: 6 важных фактов о «Ролан Гаррос»-2024

Moscow.media

Всеармянский союз «Гардман-Ширван-Нахиджеван» осуждает лживое заявление президента Азербайджана Алиева

Деснол объединил опыт экспертов и производителей в рамках конференции «Эффективное производство 4.0»

Муруджинские озера

На закате.







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *