Добавить новость
World News
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Vuçiq thotë se e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, se për shtetin e tij çdo formë e njohjes formale apo joformale e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara paraqesin “vija të kuqe”.


Më 12 janar, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u takua në Beograd me Vuçiqin dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.


Vuçiq u tha gazetarëve se me diplomatin amerikan ka diskutuar për planin franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.


"Ne kemi treguar se cilat janë ‘vijat tona të kuqe’. Çdo formë e njohjes formale ose joformale e pavarësisë apo lejimi i anëtarësimit në OKB, ne nuk duam dhe nuk mund ta diskutojmë dhe kjo është pjesë integrale e atij plani”, tha Vuçiq.




Ai shtoi se pjesa tjetër e planit franko-gjerman, që tani po njihet si plani i BE-së, mund të diskutohet.


Ky propozim synon normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka mbështetjen edhe të SHBA-së.


Vuçiq shprehu mirënjohje ndaj administratës amerikane që po insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje për Asociacionin, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik. Kurti ka argumentuar se institucionet monoetnike bien ndesh me frymën e Kushtetutës së Kosovës.




Vuçiq tha “është e pamundur të arrihet përparim nëse dikush vazhdimisht i referohet akteve të veta ligjore”.


“Kur ju insistoni që diçka duhet të jetë në përputhje me, siç thonë, Kushtetutën e Kosovës, atëherë pse kemi negociuar, për çfarë kemi negociuar?”, pyeti presidenti serb.


Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë plotësisht të harmonizuara me frymën e Kushtetutës, por tha se ato mund të harmonizohen.




Para qëndrimit në Serbi, Chollet vizitoi Kosovën, ku deklaroi se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga "Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë".


Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beorgadi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *