Ministrja gjermane: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës. Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim nga KFOR-i. Читать дальше...