Vizita e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, të vrarë nga forcat serbe më 1998, ngjalli reagime në rrjete sociale. Disa e lavdëruan veprimin e tij si përpjekje për paqe mes dy popujve e të tjerë e quajtën tradhtar.
Sulme në Jemen, Liban, Iran, Irak, Pakistan... Shqetësimet se lufta në Gazë mund të përhapet edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, janë duke u rritur. Njohësit e rajonit thonë se duhet zgjidhje politike e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në të kundërtën, sipas tyre, ka rrezik për një luftë të shkallës së plotë.