Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin se janë luhatur raportet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës pas vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb. Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë partnere Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nëse kjo e fundit nuk iu përgjigjet shqetësimeve amerikane.
Teksa festat e karnavaleve mbahen në shumë vende nëpër botë, disa zejtarë në një studio të pazakonshme në veri të Shqipërisë po ua japin dorën e fundit një serie maskash elegante venedikase të destinuara për ballo, sete filmash dhe festa në rrugë.