I zhvendosur nga shtëpia e tij, si shumica e popullsisë 2.3 milionë banorëshe të Gazës, Ibrahim Ahmed i kalon ditët në varrezën Tal Al-Sultan, në zonën e Rafahut, duke bërë gati radhë varresh në terren ranor. Teksa numri i të vdekurve nga lufta Izrael-Hamas po rritet, Ahmed thotë se shpreson që sa më parë të mund t’i kthehet punës së vjetër, e cila e përmbushte: ndërtimit të shtëpive. (Përgatiti: Trim Haliti)
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është varrosur në qytetin e Moskës. Nën masa të rrepta të sigurisë, ani pse nuk pati një organizim formal, mijëra njerëz morën pjesë në varrimin e tij pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve të Qeverisë ruse, kundër pjesëmarrjes në ceremoni. Navalny ishte ndër kritikët më të mëdhenj të regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin. Ky material është mbuluar me pamje të agjencisë së lajmeve Reuters.