Reformimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut është më se i nevojshëm, thonë njohësit e çështjeve juridike.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Këshilli i Evropës, zgjedhjet në SHBA dhe në BE janë vetëm disa prej arsyeve që, sipas analistit politik, Agon Maliqi, mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.
Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që përkohësisht bllokuan disa faqe qeveritare në Kosovë gjatë javës së kaluar.
Në Parlamentin e Gjeorgjisë pati përleshje të ashpra, para se një ligj i kontestueshëm për “agjentët e huaj” të miratohej në leximin e tretë dhe përfundimtar, më 14 maj. Protestat vazhdonin jashtë, teksa demonstruesit zotoheshin se do të vazhdonin luftën kundër ligjit, që ata thonë se mund t’i kufizojë liritë qytetare. (Përgatiti: Trim Haliti)
Me Greqinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare.
OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë së inteligjencës artificiale (IA) që e fuqizon mjetin e tij të popullarizuar gjenerativ, ChatGPT, i cili do të mund të përdoret pa pagesë.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për viktima në zonat e largëta në veri të Afganistanit, ku të paktën 300 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm.