Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Iranianët votojnë në zgjedhjet parlamentare

Iranianët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të rezultojnë me një parlament edhe më besnik ndaj udhëheqësit suprem të këtij vendi, Ajatollah Ali Khamenei.


Këto janë zgjedhjet e para prejse Shtetet e e Bashkuara i kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike, në maj të vitit 2018, për shkak të programit të saj bërthamor.


Këto sanksione e kanë goditur rëndë ekonominë e Iranit.


Mijëra kandidatë të moderuar janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak të, siç është thënë, mospërmbushjes së kushteve.


Vëzhguesit thonë se autoritetet shpresojnë për një pjesëmarrje të lartë të votuesve, si shenjë e mbështetjes për regjimin.


Kritikët e regjimit iranian u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i bojkotojnë zgjedhjet, për shkak të, siç kanë thënë, abuzimit me të drejtat e njeriut dhe jotolerancës ndaj disidentëve.



Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet parlamentare në Iran


Kandidatët që garojnë në zgjedhje dominohen nga konservatorët dhe ata të linjës më të ashpër.


Për rrjedhojë, rezultati pritet të dobësojë politikisht presidentin Hassan Rohani, i cili shihet si më i moderuar.


Më shumë se 7,000 kandidatë garojnë për 290 ulëset e parlamentit, të njohur si Majlis.


Ai është pjesë e një sistemi të përzier të qeverisjes demokratike dhe teokratike në Iran, nën të cilin, udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e ka fjalën e fundit për çështjet më të rëndësishme.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *