Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Xhamajka thotë se s'e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.


Në një postim në Twitter, Smith shpërndau një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e falënderoi Xhamajkën për njohje, por ajo tha se vendi i saj nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.


“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkroi Smith.




Të enjten, Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas një lobimi shumëvjeçar.


"Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran", shkroi Thaçi në Twitter.


Të premten, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim tha se është njoftuar zyrtarisht të enjten në mbrëmje nga ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës.


"Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e kryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.


Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se situata është duke u shqyrtuar dhe se shumë shpejt “do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ambasadorja Çitaku e ka njoftuar përmes postës elektronike ministrinë e Punëve të Jashtme për njohjen nga Xhamajka.   


“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë”, thuhet në postimin e ministrit Konjufca.




Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk e ka njohur asnjë shtet që nga viti 2018.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *