Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pompeo viziton Omanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të premten me udhëheqësin e ri të Omanit, Sulltan Haitham bin Tariq, njoftuan mediat shtetërore të Omanit, raporton AFP.


Pompeo është zyrtari i parë i nivelit të lartë amerikan, që takoi liderin e Omanit që kur ai pasoi pas sulltanin e mëparshëm Qaboos bin Said, i cili vdiq më 10 janar në moshën 79 vjeç.


Ekspertët thonë se sundimtari i ri i Omanit, ka të ngjarë të vazhdojë politikat e jashtme të mbretërimit të pesë dekadave të kushëririt të tij.


Një aleat për vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Omani kultivoi statusin e një aktori neutral, duke mbajtur lidhje të afërta me Iranin. 


Pompeo arriti në Oman nga Riadi, ku ai siguroi aleatin e ngushtë të SHBA-së, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman se "Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Arabinë Saudite përballë, kërcënimit të vazhdueshëm të paraqitur nga regjimi iranian."


Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara forcuan praninë e saj ushtarake në Arabinë Saudite pas një serie sulmesh në Gjirin Persik, për të cilat Uashingtoni dhe Riadi fajësuan Iranin.


Omani shpesh ka vepruar si ndërmjetës midis Iranit dhe armiqve të tij rajonal. 


Vendi luajti një rol kryesor në lehtësimin e bisedimeve që përfshinin Shtetet e Bashkuara, dhe të cilat çuan në marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore në vitin 2015.


Presidentit amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit..


Irani u hakmor duke ulur disa prej angazhimeve të tij bërthamore.


Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se e njëjta i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore. 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *