Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dhjetë për qind e të infektuarve në Maqedoninë e V. janë punonjës shëndetësorë

Në Maqedoninë e Veriut 10 për qind e të infektuarve me koronavirus nga numri i përgjthshëm janë pjesë e stafit mjekësor.


“Kam përdorur maskë, dorëza dhe mjete dezinfektuese në çdo kohë, por megjithatë nuk iu shmanga infektimit nga virusi COVID-19” rrëfen për Radion Evropa e Lirë, mjeku nga Dibra, Arben Agolli, i cili ishte ndër të parët që u infektua nga koronavirusi, bashkë me tri motra medicinale dhe një mjek që ishin pjesë e stafit të ambulancës në këtë qytet.


Mjeku Arben Agolli i cili tashmë për tre javë vazhdon të kurohet në kushte shtëpiake, kolegët e tij i ka porositur që të jenë maksimalisht të kujdesshëm sepse, siç thotë, me e dhimbshme se vetë sëmundja është qëndrimi në shtëpi në këtë kohë kur më së shumti ka nevojë për mantel-bardhët


“Do t'u thosha të gjithë kolegëve të mi që ta marrin me shumë seriozitet këtë punë. Te jenë shumë më të ndërgjegjshëm në radhë të parë për shëndetin personal dhe më pas për shëndetin e të tjerëve. Do të thotë në asnjë mënyrë të mos e neglizhojnë këtë situatë".


"Krahas rekomandimeve dhe protokolleve të OBSH-së, në këtë moment mjekët duhet të jenë shumë vigjilentë për tu kujdesur për shëndetin e tyre”, thotë Agolli.




Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u uruar kolegëve të tij Ditën Ndërkombëtarë të Shëndetësisë ka theksuar se lufta me koronavirusin paraqet betejën më të vështirë të kohës.


Ai u ka sygjeruar kolegëve të mbrojnë veten sepse kështu mbrojnë dhe sistemin shëndetësorë duke e mbajtur atë të qëndrueshëm.


“Koronavirusi nga rrënja ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe do të bëjë ndryshime të përjetshme në jetët tona. Por, në këtë betejë ju jeni heronjtë. Puna dhe sakrifica juaj e vështirë shpëton jetë dhe pikërisht për shkak të jush, njerëzit besojnë se ata do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë".


"E di që për momentin ju po mbani një ngarkesë të madhe. Lodhja po na arrin ngadalë të gjithëve, ndërsa na presin ditë akoma më të vështira përpara. Por, unë besoj se secili prej jush e di se sa e rëndësishme është të vazhdosh, të qëndrosh i përkushtuar, të përqendrohemi dhe të bëjmë çmos për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë”, tha Filipce


Por, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për Radion Evropa e Lirë thotë se një gjë tjetër është realiteti që thonë institucionet dhe një gjë krejtësisht tjetër është realiteti me të cilin përballen në praktikë mjekët gjatë ushtrimit të detyrës në kushte të pandemisë.


“Mendoj se mjekët, infermierët dhe të gjithë punëtorët e shëndetësisë në këto ditë janë duke dhënë maksimumin e tyre. Nuk kam aspak dyshim në këtë gjë, por sa janë të mbrojtur kjo çështje është shumë diskutabile, nëse i pyesni institucionet ata thonë se punonjësit në shëndetësi janë të mbrojtur maksimalisht, por mjekët tregojnë se ka plot lëshime, tregojnë se ka mungesë të maskave, të dorëzave, të skafanderëve, të përgatitjeve të tjera mbrojtësë”, thotë Taravari.


Pandemia me koronavirusin ka nxjerrë në pah mungesën e mjekëve të specializuar të infektologjisë dhe laborantëve.


Së fundmi është njoftuar për mungesën e infektologëve në Spitalin e Kumanovës. Në këtë qytet janë të infektuar 19 persona të personelit mjekësorë.




Ekspertët e shëndetësisë thonë se numri i madh i të infektuarve të punonjësve të shëndetësisë është si rrjedhojë e mosndërmarrjes menjëhershme të masave mbrojtëse në të gjitha klinikat e vendit, ndërkohë që gjithçka u koncentrua në Klinikën e Infektologjisë në Shkup.


“Në lëmi të ndryshme si staf mjekësor kemi mungesë të kuadrit të epidemiologëve sepse të qenit epidemiolog nuk tingëllon dhe aq atraktive si të jesh mjek kardiolog. Pra, duket se kemi lëshime të mëdha me vite në sistemimin dhe ekipimin e kuadrit mjekësor me kuadro të specializuara dhe pandemia duket se na ballafaqoi me shumë mungesa në këtë drejtim”, tha profesori Vladmir Borozanov.


Nga ana tjetër, Artan Dika, mjek në Klinikën e Shkupit për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht masave mbrojtëse, mjekët duke qenë se janë në vijën e parë të frontit mbeten më të ekspozuarit ndaj këtij virusi.


“Kur ti ke kontakt me pacientë të cilët mund të jenë bartës të virusit ekziston rrezikshmëria që të infektohesh si mjek sepse bëhet fjalë për një virus që është i padukshëm dhe mund të jetë kudo dhe çfarëdo lloj masa që të ndërmerren rreziku ekziston”, tha Dika.


Me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit janë mbyllur disa reparte të klinikave si rrjedhojë e infektimit të stafit mjekësorë në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut duke vënë në rrezik shëndetin e të sëmurëve kronik.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *