Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ministrat e BE-së nuk arrijnë pajtim për pakon financiare, diskutimet vazhdojnë më 9 prill

Ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dështuan të merren vesh për një pako mbështetëse financiare për ekonomitë e goditura nga kriza e pandemisë.


Bisedimet kanë zgjatur gjatë tërë natës, por pasi nuk arritën marrëveshje, ata u pajtuan të vazhdojnë diskutimet gjatë ditës së enjte lidhur me çështjet, për të cilat zyrtarët thanë se ekistonin ndasi të pakapërcyeshme.


Zyrtarët thanë se një mosmarrëveshje midis Italisë dhe Holandës, mbi atë se cilat kushte duhet t'i bashkëngjiteshin kredisë së zonës së euros për qeveritë që luftojnë kundër pandemisë bllokuan përparimin për arritjen e marrëveshjes në vlerë gjysmë trilioni euro.


"Pas 16 orësh diskutimesh ishim afër një marrëveshjeje, por nuk e përfunduam atë", tha kryesuesi i takimit, ministri i Financave i Portugalisë, Mario Centeno. 


Ministrat e financave, filluan bisedimet të martën dhe i vazhduan tërë natën - me pushime të shumta për të zhvilluar negociata dypalëshe mes vendeve. 


Paketa ka për qëllim të sigurojë një mbështetje kundër rënies ekonomike që pandemia pritet të shkaktojë dhe të tregojë solidaritet midis vendeve të Bashkimit Evropian në krizë.


Por, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, në një moment gjatë diksutimeve u citua se ka komentuar grindjet mes vendeve anëtare me fjalët: "Turp për ty, turp për Evropën". 


Siç shkruan agjencia Reuters, ministrat nuk mund të pajtoheshin për një tekst të përbashkët, sepse Holanda këmbënguli që kredia nga zona e euros për qeveritë duhej të kishte kushte, të cilat në një fazë të mëvonshme, do të merrnin parasysh edhe kriteret specifike të vendit që merr kredinë. 


Italia kundërshtoi duke thënë se ajo është e gatshme të pranonte nevojën për t'iu përmbajtur rregullave të buxhetit të BE-së, por asgjë më specifike se kaq. 


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *