Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mbi 500 padi penale për shkelësit e masave kundër koronavirusit

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 30. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër viktima.


Sipas Ministrisë së Shëndetisë viktimat janë një 73-vjeçar nga Kumanova, në qytetin e Kavadarit një 44-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, tek i cili është konstatuar virusi COVID-19.


Po ashtu, një 27-vjeçare nga Kumanova ka humbur jetën nga koronavirusi. Ajo kishte qenë e shtruar në spital, pasi kishte sjell në jetë foshnjën e saj një javë më parë. 


Viktima tjetër ka qenë një burrë 45 vjeç nga Shkupi i cili ka ndërruar jetë të martën në mbrëmje rrugës për në spital. Sipas raportit të publikuar nga Ministria, janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirusi me cka numri i të infektuarve ka shkuar në 617.


Ndërkohë, më shumë se 500 persona do të përballen me drejtësinë për mos respektim të masave të qeverisë për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Sipas prokurorisë publike e cila edhe ka publikuar shifrat, vetëm në rajonin e Shkupit janë ngritur 178 padi penale. Përhapja e koronavirusit apo infektimi me qëllim i personave të tjerë konsiderohet vepër penale dhe këta persona sipas Kodit Penal do të mund të gjykohen deri në 1 vjet burg ose me gjoba në para që mund të arrijnë deri në dy mijë euro.


Me qëllim të kontrollit më të madh të qytetarëve dhe me këtë parandalimin e përhapjes së virusit, nga dita e mërkurë në fuqi hyjnë masa të reja të kufizimit të lëvizjes në gjithë shtetit. Ora policore do të nis nga 16.00 deri në orën 05.00 ndërsa në fundjavë ajo do të nis nga ora 16.00 dhe do të zgjasë deri në hënën në orën 05.00.




Kryeministri Oliver Spasovski, ka thënë se beteja do të jetë e vështirë, por jo edhe e papërballueshme nëse të gjithë japin kontributin e tyre për virusin vdekjeprurës.


“Vetëm së bashku mundemi të ulim fuqinë e ofensivës së këtij virusi. Nga çdonjëri prej nesh varet se sa gjatë dhe me çfarë intensiteti do të luftojmë me koronavirusin. Duhet të jemi më të ndershëm dhe të sinqertë. Ne si shtet ende nuk e kemi kaluar më të keqen andaj edhe kërkoj nga të gjithë që të japim maksimumin për të kaluar me sa më pak pasoja. Me respektimin e masave ne ndihmojmë sistemin shëndetësor dhe me këtë ndihmojmë veten dhe të gjithë të tjerët”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski.




Nga Instituti i Shëndetit Publik kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë masat për lëvizje, që të ruajnë distancën sociale, si një nga masat që mund të kontribuojë më së shumti në mos përhapjen e virusit.


“Çdo qytet, çdo vendbanim mund të mund të jetë burim potencial i përhapjes së infektimit. Ne duhet ti respektojmë masat, të ruajmë distancën sociale dhe të identifikojmë të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të sëmurë dhe të njëjtit ti mbajmë në izolim në afatin e paraparë. Kjo është mënyra më e mirë ta mbajtur nën kontroll virusin, pasi në të kundërtën nëse situata na del prej kontrolli atëherë pasojat do të jenë të paparashikueshme”, ka deklaruar ka deklaruar Vlladimir Mikiq nga Instituti i shëndetit publik.


Reagimet e drejtuesve të institucioneve vijnë pas dyndjes së madhe të qytetarëve nëpër markete, banka e farmaci, por edhe shëtitjes nëpër grupe më të mëdha në parqe dhe hapësira tjera publike. Por, disa të tjerë thonë se masat duhet të mbështeten dhe se nuk ka nevojë për përhapje të panikës.




“Unë i mbështes masat dhe duhet të respektohen pasi gjendemi në një situatë të rrezikshme. Këtu nuk kemi mungesë të ushqimeve apo ilaçeve, prandaj nuk e shoh të arsyeshme që të ketë kaq shumë njerëz në radhë përpara marketeve”, thotë Sllavica Trajkovska nga Shkupi.


“Masat janë të mira dhe ato duhet të merren pasi njerëzit duhet të ruhen pasi kjo nuk është lojë. Gjithë bota po përballet me këtë problem dhe ne nuk bëjmë përjashtim prandaj duhet të ketë masa edhe më rigoroze”, thotë Agim Osmani, një tjetër banor nga Shkupi.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *