Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Në Kosovë kthehen 120 qytetarë nga Turqia

Ministri në detyrë i Ambientit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku, gjatë një konference për media, tha se në Kosovë sot pritet të kthehen 120 qytetarë nga Turqia - shumica prej të cilëve kanë qenë atje për shërim, por që janë bllokuar për shkak të situatës së krijuar me koronairus.


Të gjithë të kthyerit, sipas Abdixhikut, do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për 14 ditë, për të shmangur kontaktet me njerëz të tjerë.


“Si koordinator i kësaj nisme, ne kemi ndërtuar një model që ka marrë për bazë nevojat e qytetarëve, por edhe sigurinë e shëndetit publik në Kosovë. Përmes ambasadave është bërë identifikimi dhe janë 2,000 qytetarë që kanë shprehur interesim për kthim”, tha Abdixhiku.


“Do t’i sjellim edhe 50 qytetarë nga Gjermania, 16 studentë nga Polonia dhe një punëtor nga Liberia. Numri varet nga vendet e lira në Qendrën e Karantinës”, tha ai. 


Abdixhiku po ashtu tha se po planifikohet edhe kthimi i 100 qytetarëve të Kosovës nga SHBA-ja, por i gjithë procesi do të zhvillohet hap pas hapi, pasi që, sipas tij, kthimi varet edhe nga hapësira që ka Qendra e Studentëve. 


Sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, derisa vazhdon situata e emergjencës shëndetësore, të gjithë kosovarët që kthehen në Kosovë gjatë kësaj kohe, fillimisht duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë, në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit.


Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve – prej tyre 123 janë shëruar.


Numri i viktimave ka arritur të martën në 16.



Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *