Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pompeo, Hotit: Vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në dialogun me Serbinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e pengesave për bisedimet me Serbinë dhe ka porositur që Kosova të jetë e gatshme “të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme”.


Kështu thuhet në telegramin e urimit që Sekretari Pompeo i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit në këtë pozitë.


"Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë, që është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë. E kemi mirëpritur vendimin e qeverisë suaj për heqjen e të gjitha masave të reciprocitetit mbi mallrat serbe, që shënoi një hap vital për rinisjen e procesit të dialogut. Kosova duhet të jetë e gatshme të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme”, thuhet në telegramin që Pompeo i ka dërguar Hotit.


Delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim është thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në fund të vitit 2018 ky proces u ndërpre, për shkak se Qeveria e Kosovës kishte vendosur një taksë ndaj produkteve serbe.


Taksa prej 100 për qind më pas u zëvendësua me masat e reciprocitetit, të cilat më 6 qershor i shfuqizoi qeveria e Avdullah Hotit, për siç u tha, për t’i dhënë mundësi rinisjes së dialogut.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *