Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Cakaj: Koordinimi me SHBA-në është jetik për Kosovën

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë në Prishtinë se askush në Shqipëri dhe Kosovë nuk bën plane, në llogari personale, për ta ndarë Kosovën. 


Ai gjatë një konference për media në Prishtinë, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka komentuar vizitën e tij në Uashington, të zhvilluar në fund të javës së kaluar. 


Cakaj tha se nga takimi me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të përcjellë mesazhin se "nuk ka nxitim për një marrëveshje të shpejt, në dëm të Kosovës, për çfarëdo interesi elektoral në SHBA". 


"Ne duhet ta kuptojmë fare realisht pozicionin që e kemi në agjendat ndërkombëtare. Por, duhet ta kemi parasysh që koordinimi me SHBA-të është jetik për ta bërë më të mirën për Kosovën", ka thënë Cakaj. 


Më 27 qershor, me ftesë të ambasadorit Grenell ishte paraparë të mbahej takimi midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.


Takimi ishte parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, pasi Kosova u ka vënë taksë 100 për qind mallrave të importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.


Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e anuloi pjesëmarrjen në takim. Kjo ka ndodhur pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.


Pjesëmarrjen në takim e kishte anuluar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.


I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pret që takimi midis dy palëve të ricaktohet së shpejti.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *