Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Edhe katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri.


Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend, shkon në 63.


Viktima e fundit është profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi i cili ishte i prekur me COVID-19.


Pushi kishte qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv.


Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.


“Profesor Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e profesor Pushit.


“Kontributi i çmuar i profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza”, shkruan ndër tjera Manastirliu.


Më herët Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, tha përmes një njoftimi për media, se tre viktimat tjera përfshijnë një 44-vjeçare nga Durrësi, një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana.


“Të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”, thuhet në njoftim.


Ministria e Shëndetësisë po ashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 teste të dyshuara për koronavirus, prej të cilave 69 kanë dalë pozitive. 


Doktoresha Flutura Beqo, në komunikimin e përditshëm për media, tha se vazhdon të ketë rritje të numrit të të prekurve me koronavirus dhe se harta e infeksionit është shtrirë pothuajse në gjithë Shqipërinë.


“Shqetësues vijon të mbetet fluksi i shtrimeve në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë”, tha Beqo.


Në 24 orët e fundit, listës së të shëruarve në Shqipëri i janë shtuar edhe 25 pacientë të tjerë. 


Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë janë 1,014 raste aktive me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *