Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

KSHZ certifikon rezultatet në Maqedoninë e Veriut

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. 


Në bazë të rezultateve që i kumtoi kryetari i KSHZsë, Oliver Derkovski, LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-44, BDI-15, Koalicioni Aleanca me Alternativën-12, E Majta-2 dhe PDSH-1 ulëse.


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë.


Gjatë këtij mandati katërvjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen me gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.


Shpallja e rezultateve nga KSHZ i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Në bazë të kushtetutës, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mandatin për formimin e qeverisë së re do t’ia jep liderit të partisë apo subjektit politik që siguron shumicën parlamentare për formimin e qeverisë.


Në garë për marrjen e mandatit janë LSDM-ja si parti e parë, por edhe VMRO-ja e cila ka dy ulëse më pak në Kuvend, por që ka thënë se tani më ka nisur konsultimet me partitë tjera për sigurimin e numrave në Kuvend.


Nga VMRO-ja nuk ka dhënë detaje duke theksuar se kryetari i partisë, Hristijan Mickovski është i autorizuar nga organet partiake për udhëheqjen e negociatave.


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka bërë të ditur se bisedimet për qeverinë e re do t'i nis pas festës kombëtare të 2 gushtit.


Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhje mori pjesë me moton “koha për kryeministrin e parë shqiptar”, por zyrtar të saj tani pas zgjedhjeve kanë theksuar se prioritet për këtë parti në negociatat për formimin e qeverisë së re do të jenë zbatimi i tri marrëveshjeve, asaj me Greqinë për emrin, me Bullgarinë për fqinjësi të mira dhe Marrëveshja e Ohrit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *