Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Opozita bjelloruse i bën thirrje BE-së të mos e njoh rezultatin zgjedhor

Drejtuesit e BE-së do të zhvillojnë të mërkurën një samit urgjent për të diskutuar situatën në Bjellorusi, ku protestat masive kanë pasuar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.


Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që është në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya me 10.12 për qind.


Zgjedhjet janë mbajtur më 9 gusht dhe opozita thotë se ato ishin të manipuluara.




Ministrat e Jashtëm të BE-së janë pajtuar javën e kaluar për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë të cilët i konsiderojnë përgjegjës për “dhunën, shtypjen dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve".


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin më 18 gusht, duke shprehur shqetësimin për parregullsitë zgjedhore dhe goditjen ndaj protestuesve.


Michel konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë të mërkurën për situatën në Bjellorusi.


“Njerëzit e Bjellorusisë kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të zgjedhin lirshëm udhëheqësin e tyre”, ka thënë Michel.




Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya u bëri thirrje liderëve evropianë të "mbështesin zgjimin" e vendit të saj dhe të respektojnë zgjedhjen e popullit bjellorus.


Tsikhanouskaya e bëri thirrjen përmes një adresimi me video drejtuar Këshillit Evropian.


"Unë ju bëj thirrje që të mos i njihni këto zgjedhje mashtruese. Lukashenko ka humbur të gjithë legjitimitetin në sytë e kombit tonë dhe botës", tha ajo, raporton Reuters.




Rezultatet zyrtare nga zgjedhjet e 9 gushtit i dhanë Lukashenkas pak më shumë se 80 përqind të votave, një shifër që nxiti pretendimet për manipulim të votave. Ai është në pushtet që nga viti 1994.


Tsikhanouskaya aktualisht gjendet në Lituani pasi është larguar nga Bjellorusia menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale.


Tsikhanouskaya, e cila mblodhi dhjetëra mijëra njerëz në tubimet e saj të fushatës zgjedhore, pretendon se në të vërtetë ka marrë midis 60 dhe 70 përqind të votave.


Përgatiti: Kestrin Kumnova

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *