Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosnett për rrugën Deçan-Plavë: Respektimi i vendimit të gjykatës çon drejt zgjidhjes së vërtetë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përgëzuar takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe krytarit të Komunës së Deçanit, Blerim Ramosaj, të cilët janë pajtuar për pezullim të punimeve në rrugën Deçan-Plavë.


"Ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë sesa me tokën dhe qasjen. Ka të bëjë me zbatimin e vendimeve të gjykatës, respektimin dhe ruajtjen e të drejtave të të gjithëve për të praktikuar besimet e tyre, për të jetuar në paqe me fqinjtë dhe për të vlerësuar trashëgiminë e pasur të Kosovës dhe diversitetin e saj kulturor”, ka thënë Kosnett përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.




Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.


Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.


“Bashkëpunimi dhe përkushtimi për të gjetur zgjidhje që respekton vendimin e gjykatës, është rruga e vetme që çon drejt zgjidhjes së vërtetë”, ka shtuar mes tjerash ambasadori amerikan.




Përgjatë fundjavës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi do të kërkojë "pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit" nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësuesit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel.


Të shtunën në këtë komunë ka qëndruar komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Michele Risi.


Ai ka zhvilluar takime me kryetarin Ramosaj dhe peshkopin Sava Janjiq në Manastirin e Deçanit.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *