Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rritje e rasteve me COVID-19 në SHBA "rrezikon sistemin shëndetësor”

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1 milion raste të reja me koronavirus në shtatë ditët e fundit dhe vetëm më 20 nëntor janë regjistruar pothuajse 190,000 infektime të reja.


Rritja e numrit të rasteve të reja, që sipas disa modeleve thuhet se janë dy deri në tri herë më të larta “do ta mbingarkojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor” që tashmë është i ngarkuar, me pacientë që kërkojnë ndihmë shëndetësore si dhe mund të ketë mungesë të stafit shëndetësor, ka thënë Projekti për gjurmimin e COVID-19 në SHBA.


Mbi 82,000 mijë njerëz janë të hospitalizuar në mbarë Shtetet e Bashkuara, numër ky i rritur për 50 për qind në dhjetë ditët e fundit. Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në shtatë ditët e fundit, me mbi 1,332 vdekje në ditë. Ndërkaq, më 19 nëntor, numri i viktimave kaloi shifrën prej 2,000 – për herë të parë që prej muajit qershor.  Me këto shifra, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19 – që e shkakton koronavirusi i ri – në SHBA ka arritur mbi 254,000.


Deri më 20 nëntor, 22 shtete dhe një sërë qytetesh amerikane kanë vendosur kufizime që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të virusit, duke nisur nga kufizimet e qarkullimit të lëvizjes e deri te mbyllja e pjesshme.


Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje amerikanëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe tubimet shoqërore gjatë festave të fundvitit.


Përderisa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve, në Toronto të Kanadasë javën e ardhshme do të nisë mbyllja e dytë.


Ndërkaq, shumica e Evropës tashmë disa javë ka vendosur masa të mbylljes, për shkak se po përballen me valën e dytë të koronavirusit.


Ka sinjale se masat e reja kufizuese kanë ulur numrin e infektimeve, si në Francë, Itali, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuara. Por, autoritetet në këto shtete thonë se është ende herët që të zbusin masat kufizuese.


Në Amerikën Latine, Brazili ka kaluar shifrën prej 6 milionë rasteve me koronavirus, duke u bërë shteti i tretë në botë me numrin më të madh të rasteve, pas SHBA-së dhe Indisë. Brazili po ashtu është shteti i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave, përkatësisht në këtë shtet janë regjistruar 170,000 viktima nga koronavirusi.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *