Putin dhe Merkel shënojnë përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore
Ky mesazh më 8 maj, vjen në ditën kur Evropa Perëndimore feston 76-vjetorin e Luftës. Më 9 maj, ndërkaq, Moska do të mbajë paradë për Ditën e Fitores.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shënuar këtë përvjetor dhe përmes një postimi në Twitter tha se “përgjithmonë do të mbetet përgjegjësia jonë që të mbajmë gjallë kujtimin e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë tiranisë nacional-socialiste”.
Ndërkaq, më 7 maj, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier gjithashtu adresoi krimet e nazistëve duke thënë se “përballja me nacional-socializmin dhe kujtimet e padrejtësisë e të fajit, nuk e dobësojnë demokracinë tonë. Përkundrazi, ajo forcon qëndrueshmërinë e demokracisë”.