Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Maqedonia e V. regjistron edhe një rast me variantin Delta

Maqedonia e Veriut regjistron edhe një rast me variantin Delta të koronavirusit.


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha të martën (6 korrik) se me këtë rast, numri i personave të diagnostikuar me variantin Delta ka arritur në katër persona. Asnjë nga të infektuarit nuk ka qenë i vaksinuar.


"Ata janë duke u trajtuar në Shkup, vetëm njëri është në një formë pak më të rëndë, në aparat të frymëmarrjes, të tjerët kanë pasqyrë të qëndrueshme klinike. Analizat që janë bërë në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë përjashtojnë variantin britanik. Pra, kudo që ekzaminimi tregon se nuk është një variant britanik, atëherë bëhen analiza shtesë për të parë nëse është varianti Delta i koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe.




Rasti i parë me këtë variant të koronavirusit është regjistruar para një muaji në Maqedoninë e Veriut, tek një person që kishte udhëtuar nga Iraku, i cili për dhjetë ditë ishte shtrirë në spital.


Ministri i Shëndetësisë tha se do të ketë një koordinim me shtetet fqinje për masa eventuale kufizuese, por gjendjen epidemiologjike në vend e ka vlerësuar si të qëndrueshme.


"Situata është mjaft e qetë. Po monitorojmë situatën edhe në vendet përreth. Gjatë gjithë periudhës, pavarësisht nga masat e ndryshme kufizuese në vende, kthesat epidemiologjike ishin mjaft të ngjashme. Në këtë kuadër, është paqe kudo në rajon, si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri. Sigurisht, ne theksojmë vendet në të cilat qytetarët maqedonas tani shpesh shkojnë me pushime verore. Ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve pozitive në Greqi, por nuk mendoj se është alarmante. Unë gjithashtu mendoj se këtë verë, nëse kemi të njëjtën situatë, nuk duhet të ketë masa kufizuese”, ka deklaruar Filipçe.


Ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin e popullatës, si mundësi e vetme për normalizimin e plotë të gjendjes.


Deri të hënën janë vaksinuar 538 mijë persona dhe prej tyre 227 mijë kanë marrë nga dy doza. Në Maqedoninë e Veriut raste aktive me koronavirusin e ri janë 130 persona.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *