SHSKUK: Mbi 80 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar në spitale
"114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 83 të konfirmuar COVID-19, 75 me trajtim në oksigjeno-terapi", thuhet në njoftim.
Gjatë periudhës së fundit në Kosovë janë rritur rastet e reja me koronavirusin e ri. Të premten Kosova regjistroi 271 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), edhe të shtunën, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19”, thuhet në një postim të IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.
Në Kosovë, qytetarët mund të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca apo Pfizer.
Qeveria e Kosovës mëton që deri në fund të këtij viti të imunizojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.