Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Talibanët zgjerojnë kontrollin e territorit

Talibanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të provincës Javzan, Sheberghanin, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i lartë i policisë.


Luftime të ashpra janë raportuar më herët në këtë rajon mes talibanëve dhe forcave të sigurisë afgane.


Forcat afgane të sigurisë në Sheberghan u tërhoqën në aeroport dhe në një zonë tjetër, tha një nga zyrtarët e policisë në kushte anonimiteti.


Në anën tjetër, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC-së se forcat qeveritare ishin ende në qytet dhe do t’i pastronin talibanët "së shpejti".


Ky është kryeqyteti i dytë rajonal që bie në duart e militantëve, pasi të premten ata vendosën kontrollin në Zaranj në provincën jugperëndimore të Nimroz.


Betejat po zhvillohen në të gjithë vendin, mirëpo rënia në duart e talibanëve e këtyre dy rajoneve është një goditje e madhe për forcat e sigurisë.


Raportohet gjithashtu për luftime të rënda në Kunduz në veri dhe Lashkar Gah në jug.


Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin pasi forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare filluan të tërheqin trupat e tyre nga vendi, pas 20 vitesh operacionesh ushtarake.




Militantët talibanë kanë bërë përparime të shpejta javët e fundit, duke vendosur kontrollin në pjesë të mëdha të fshatrave, dhe tani po synojnë qytetet kryesore.


Sheberghan është një bastion i ish-nënpresidentit dhe kryekomandantit afgan, Abdul Rashid Dostum, mbështetësit e të cilit kanë udhëhequr luftën kundër kryengritësve.


Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.


Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.


Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *