Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Hungaria do detaje nga BE-ja para se t'i vendosë sanksione Rusisë

Hungaria dëshiron të shohë detajet e një propozimi të Bashkimit Evropian për sanksione ndaj importeve të naftës dhe gazit rus para se të vendosë nëse do t'i bllokojë ato, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit, Viktor Orban.


Hungaria ka qenë e vendosur kundër një embargoje të gazit dhe naftës, për të cilën Budapesti ka thënë se do të shkatërronte ekonominë hungareze.


Vendi importon nga Rusia rreth 80 për qind të gazit dhe 65 për qind të naftës që i nevojitet.


Gjermania do të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, tha të mërkurën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.


Kur u pyet në lidhje me komentet e Baerbockut dhe nëse Hungaria do të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së për naftën dhe gazin rus, shefi i stafit të Orban Gergely Gulyas tha: "Ne do të donim të shohim se çfarë lloj propozimesh janë në tryezë dhe nëse ka një alternativë për të zëvendësuar burimet e ardhura nga Rusia”.


Gulyas shtoi se në lidhje me importet e gazit, nuk kishte një alternativë të tillë në të ardhmen e parashikueshme.




"Jo vetëm ekonomia hungareze, por edhe ajo gjermane do të rrënohej dhe do të rrëshqiste në një recesion të thellë pa gazin rus...kështu që çdo debat për këtë, apo moralizim, është i pakuptimtë", tha ai.


“As sa i përket naftës, situata nuk është dukshëm më e favorshme, por atje ka më shumë alternativa”, shtoi ai.


Gulyas tha se do të duheshin disa muaj, ose deri në një vit dhe qindra miliarda forintë për të rregulluar rafineritë për t'u mundësuar atyre të përpunojnë naftë jo-ruse.


"Ne kemi nevojë për vendime të përgjegjshme nëse duam të vendosim ndonjë sanksion. Ne duhet të tregojmë se nga mund të importojmë burimet e dhëna energjetike, në çfarë sasie ... dhe kush do të paguajë për këtë. Ne nuk mund ta shohim këtë sot dhe kështu do të jini të papërgjegjshëm të flisni për këto sanksione shtesë”, tha Gulyas.


Rusia është furnizuesi më i madh i naftës në Evropë, duke siguruar 26 për qind të importeve të naftës në BE në vitin 2020.


Sanksionet e gazit shihen si zgjidhja e fundit në paketën e masave potenciale të energjisë të BE-së, për shkak të varësisë së Evropës prej tij për përdorim industrial dhe ngrohjen e shtëpive.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *