Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Komisioni hetimor mbi sulmet në Kongres: Trump nxiti tentativën për grushtshtet

Komisioni hetimor mbi sulmet në Kongres: Trump nxiti tentativën për grushtshtet

Në seancën e parë publike, komisioni hetimor që po heton sulmin ndaj Kongresit amerikan nga ana e mbështetësve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pas pretendimeve të tij për vjedhjen e zgjedhjeve, u kujtoi amerikanëve atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021.

Komisioni hetimor bëri të ditur të enjten se Donald Trump dhe pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve ishin në qendër të asaj që përbënte një "tentativë për grusht shtet" për të mbetur në pushtet.

Kjo ishte e para nga gjashtë seancat e planifikuara që synojnë të tregojnë se ish-presidenti republikan komplotoi për të mbajtur në mënyrë të paligjshme pushtetin.

Në një prezantim të gjetjeve nga një hetim njëvjeçar, komiteti i posaçëm u përpoq të bindte një vend të ndarë, për ekzistencën e një komploti të rrënjosur thellë dhe në vazhdim -- të orkestruar nga ish-presidenti -- për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 të fituara nga Joe Biden.

"Presidenti Trump bëri thirrje, mblodhi turmën dhe nxiti këtë sulm", tha nënkryetarja republikane e panelit, Liz Cheney, në fjalën e saj të hapjes.

Ndërkohë, kryetari demokrat i komisionit, Bennie Thompson, e akuzoi Trumpin se ishte "në qendër të këtij komploti".

"Gjashtë janari ishte kulmi i një tentative për grusht shtet -- një përpjekje e paprecedent, ashtu siç e tha edhe një nga protestuesit menjëherë pas 6 janarit -- për të rrëzuar Qeverinë. Dhuna nuk ishte një rastësi", tha ai.

Personat që sulmuan Kongresin amerikan vepruan "me inkurajimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara", për të marshuar drejt Kongresit dhe për të bllokuar kalimin zyrtar të pushtetit nga ligjvënësit te Bideni, shtoi ai.

Prezantimi i përpiluar nga komisioni hetimor përdori dëshminë e dhënë pas dyerve të mbyllura nga disa prej këshilltarëve më të vjetër dhe më të besuar të Trump, duke përfshirë edhe ish-prokurorin e përgjithshëm, Bill Barr, dhe këshilltarin e lartë të Trumpit, njëkohësisht edhe dhëndrin e tij, Jared Kushner.

'Gjueti shtrigash'

Komisioni hetimor synon të provojë se dhuna ishte pjesë e një nxitjeje më të gjerë -- dhe të vazhdueshme -- nga Trumpi dhe rrethi i tij i brendshëm për t'u kapur në mënyrë të paligjshme ose për të rifituar pushtetin, duke cënuar Kushtetutën amerikane dhe më shumë se dy shekuj tranzicionesh paqësore nga një administratë në tjetrën.

Seanca e së enjtes dhe pesë seancat pasuese gjatë javëve të ardhshme do të fokusohen në rolin e Trumpit në përpjekjen e shumëanshme për ta kthyer atë në Zyrën Ovale duke u hequr të drejtën e miliona votuesve.

Trump e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimin duke e quajtur një "gjueti shtrigash" të pabazë, por seancat dëgjimore ishin padyshim në mendjen e tij të enjten, teksa postoi vazhdimisht në platformën e tij të mediave sociale, duke mbrojtur kryengritjen si "lëvizjen më të madhe në historinë e vendit për ta bërë Amerikën përsëri të madhe."

Komiteti kërkon të provojë se Trumpi hodhi bazat për kryengritjen e gjashtë janarit, përmes gënjeshtrave për mashtrime në një proces zgjedhor të përshkruar nga vetë administrata e tij si ndër më të sigurtat ndonjëherë.

Një pjesë e administratës së tij akuzohet për përfshirje në disa skema potencialisht të paligjshme për të ndihmuar përpjekjet, duke përfshirë një komplot për të kapur makineritë e votimit dhe një tjetër për të emëruar "zgjedhës alternativë" të rremë nga “shtetet e lëkundura” që do të injoronin vullnetin e votuesve të tyre dhe do t'i dorëzonin fitoren Trumpit.

'Rrëshqitje në gjakun e njerëzve'

Seanca dëgjimore e së enjtes shfaqi dëshmi të drejtpërdrejta nga dy persona që ndërvepruan më 6 janar me anëtarët e organizatës neofashiste “Proud Boys” dhe në ditët që çuan në dhunë.

Regjisori britanik i filmave dokumentarë, fitues i çmimit Emmy, Nick Quested, dëshmoi për përvojën e tij në hijen e anëtarëve të “Proud Boys” në ditët para 6 janarit dhe ndërveprimet e tij me ta në atë ditë.

Quested kujtoi se ishte i tronditur nga "zemërimi" që pa midis anëtarëve të grupit dhe e përshkroi turmën më të madhe të tubimit si transformim "nga protestues në rebelë dhe në kryengritës".

“Isha i befasuar nga madhësia e grupit, zemërimi dhe sharjet,” tha ai.

Oficerja e policisë, Caroline Edwards, e cila ishte e pranishme kur u thye barrikada e parë, përshkroi se kishte pësuar lëndime në kokë gjatë përleshjeve me anëtarët e “Proud Boys”, udhëheqësi i të cilëve është akuzuar për komplot.

"Ajo që pashë ishte thjesht një skenë lufte. Ishte diçka që nuk e kisha parë jashtë filmave", tha ajo.

"Nuk mund t'u besoja syve. Kishte oficerë në tokë -- po i rridhte gjak, po dilnin... Pashë miq me gjak në fytyrat e tyre. Po rrëshqisja në gjakun e njerëzve."

Dëshmia e saj mbylli seancën e parë publike që zgjati gati dy orë. Dhe, u cilësua nga zëdhënësi i Donald Trumpit, Taylor Budowich, si një "cirk" i paaftë për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Порты ждут от РЖД расширения. Мост на Сахалин нужен не всем. ТЖД сомкнётся к концу года. Пульс ж/д за неделю в зеркале прессы

«ДУМАЮТ, В МЕНЯ ВЛОЖЕНЫ СПОНСОРСКИЕ ДЕНЬГИ» ЛЮСЯ ЧЕБОТИНА РАСКРЫЛА, ЧЕЙ ОНА ПРОЕКТ

С черного дохода: Минтруд оценил число занятых в тени россиян в 9,6 млн

Рынок доставки продуктов вырос на 55%

Музыкальные новости

Собянин рассказал, что столичные промышленники производят для метро Москвы

Медийный баскетбол, киберспорт и турнир ММА: Константин Пухов рассказал о мероприятиях Международного центра бокса (Наташа)

Глава СК Бастрыкин пообещал защитить гаишника Гусева от диаспоры и МВД Новосибирска

Валерия Олюнина: Особенности армянофобии в России и Александр Артамонов. Армения и Ватикан

Новости России

Умер известный российский политик

На главу АНО "Цифровые платформы" Щельцина напали в Москве

Киркоров и Успенская через суд требуют друг от друга одинаковую сумму. Похоже, дело идет к мировой...

Рокер с ножом напал на главу АНО "Цифровые платформы" в Москве, его друг погиб

Экология в России и мире

Немцы решили элегантно кинуть турецкие отели: гостиницы Анталии уже в шоке и угрожают массовыми удержанием туристов

В Москве прошла Премия-практикум «Харизма Года»

Бурятский Театр кукол Ульгэр в Улан-Улан-Удэ показал в Этнографическом музее народов Забайкалья перед детьми и родителями в семейный праздник сказку Колобок - Новости и Культура, Дети и Россия

Антисанитария в службах доставки: токсиколог Кутушов рассказал, почему опасно заказывать еду

Спорт в России и мире

Теннисист Медведев снялся с турнира ATP в Нидерландах из-за травмы

«Мирра Андреева обладает удивительной выживаемостью» // Олимпийская чемпионка по теннису Елена Веснина об итогах женского Roland Garros

Теннисистка Андреева заявила, что хочет войти в топ-20 рейтинга WTA ради собаки

Испанец Алькарас выиграл Открытый чемпионат Франции по теннису

Moscow.media

Россиянам рассказали, почему будущее за человекоподобными роботами

"Дети в шоке". В Новоуральске машина ДПС сбила байк с детьми 13-ти и 8 лет

Остров Огой.

«Автодор» – к концу 2025 года скоростными дорогами госкомпании будет охвачена половина населения России







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *