Nisin hetimet mbi dy aksidentet rrugore që shkaktuan 35 viktima në Turqi
Tragjeditë e së shtunës ndodhën vetëm 250 kilometra larg njëra-tjetrës në jug të Turqisë. E para ndodhi në autostradën midis Gaziantepit dhe Nizipit kur një autobus pasagjerësh u përplas me ekipet e emergjencës që i ishin përgjigjur një aksidenti në provincën Mardin, në perëndim të Derikut.
Tre zjarrfikës, dy ndihmësmjekë dhe dy gazetarë ishin në mesin e 15 personave që humbën jetën sipas ministrit të brendshëm turk Sulejman Soylu, tetë nga viktimat ishin nga autobusi, tha ai.
Agjencia e lajmeve Ilhas tha se dy nga gazetarët e saj u vranë pasi ndaluan për të ofruar ndihmë për njerëzit e përfshirë në aksidentin fillestar, në të cilin një makinë doli nga autostrada dhe rrëshqiti nga një argjinaturë.
Pamjet televizive treguan një ambulancë me dëmtime të rënda në pjesën e pasme dhe autobusin i cili u kthye nga ana e tij përgjatë autostradës. Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul tha se 22 persona u plagosën në përplasjen e dytë.
Ngjarja tjetër ka ndodhur pasditen e së shtunës në Derik pasi një kamioni mallrash i dështoi sistemi i frenimit, duke u përplasur me dy automjete të tjera pranë një karburanti.
Ndërsa punonjësit e emergjencës po punonin në vendngjarje dhe turmat u mblodhën për të parë, një kamion tjetër humbi kontrollin dhe u fut mes tyre.
Duke folur nga vendngjarja, Soylu tha se 20 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën. Një oficer policie ishte në mesin e viktimave, dhe dy shoferë u arrestuan pasi nisjes së hetimit, tha ai.
Turqia ka një rekord negativ të sigurisë rrugore. Rreth 5.362 njerëz vdiqën në incidente trafiku vitin e kaluar, sipas autoriteteve.