Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re serbe

Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 gusht se propozon Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.

Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiq tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar.

Ai tha se Bërnabiq nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë dhe paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe.

Megjithatë, presidenti serb nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të ketë në Qeverinë serbe.

“Ana tani ka detyra të rëndësishme”, tha Vuçiq.

Bërnabiq ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) së bashku me partneren e saj tradicionale, Partinë Socialiste të Serbisë, kanë shumicën në Kuvend.

Vuçiq tha se ai pret që Qeveria të formohet në 20 ditët e ardhshme.

Ai njoftoi se kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviq, nga SNS-ja do të jetë zëvendëskryeministër, ndërkaq Ivica Daçiq nga Partia Socialiste do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në Qeveri dhe do të jetë koordinator i shërbimeve të sigurisë.

Serbia ndalon Javën e Krenarisë

Gjatë konferencës për media, Vuçiq po ashtu njoftoi se Java e Krenarisë, që përfshin edhe Paradën e Krenarisë, e paraparë të mbahej në Beograd në shtator është anuluar ose shtyrë.

Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim, por shtoi se shteti është nën presion nga të gjitha anët.

“Nuk është në pyetje nëse [presioni] është i madh, por vetëm se në një pikë nuk mund të arrish gjithçka, dhe kështu është në këtë rast”, tha Vuçiq.

Por, Marko Mihailoviq nga Shoqata “Krenaria e Beogradit”, tha se shteti nuk mund të anulojë Paradën e Krenarisë.

“Ai vetëm mund ta ndalojë, që do të ishte një shkelje e qartë e Kushtetutës dhe e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka argumentuar se ndalimi i Paradës më 2011, 2012 dhe 2013 ishte jokushtetuese”, shkroi në Twitter Mihailoviq.

Më 2013, Gjykata Kushtetuese e Serbisë nxori përfundimin se ndalimi i Paradës së Krenarisë më 2011 në Beograd ishte jokushtetues dhe ishte shkelur neni 54 i Kushtetutës.

Mihailoviq tha se Parada e Krenarisë do të mbahet ashtu siç është planifikuar, më 17 shtator në ora 17:00 pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.

Duke reaguar ndaj njoftimit për anulimin e Javës së Krenarisë, presidentja e Shoqatës evropiane për organizimin e paradave të krenarisë, Kristine Garin tha se as organizatori i kësaj ngjarjeje, Krenaria e Beogradit, e as organizatorët evropianë, nuk do ta anulojnë këtë ngjarje në Beograd.

Ajo rikujtoi se mbajtja e Paradës garantohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi vlerësohet si e drejt themelore njerëzore. Garin shtoi se çdo përpjekje për të ndaluar mbajtjen e Paradës do të ishte shkelje e neneve 11,13 dhe 14 të Konventës së të Drejtave të Njeriut, të cilën Serbia e ka miratuar, pasi është anëtare e Këshillit të Evropës.

Java e Krenarisë ishte paraparë të mbahej në Beograd nga 12 deri më 18 shtator. Kjo ngjarje përfshin edhe mbajtjen e Paradës së Krenarisë.

Partitë politike të krahut të djathtë dhe disa përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe grupe të ekstremit të djathtë i kanë kërkuar autoriteteve serbe që të ndalojnë këtë ngjarje.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, pjesëtarët e komunitetit LGBT+ në Serbi ende janë të ekspozuar ndaj sulmeve dhe kërcënimeve dhe këto krime mbeten të pandëshkuara.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Митрополит РПЦ заявил, что мигрантам много позволено в России

Пашу: Российская музыка сейчас главенствует!

Рекордная жара до +50 в России: Вильфанд предупреждает об Эль-Ниньо, которая принесет адскую жару

Ученые знают, как спасти от рака Кейт Миддлтон, но семья может не пойти на это

Музыкальные новости

Медийный баскетбол, киберспорт и турнир ММА: Константин Пухов рассказал о мероприятиях Международного центра бокса (Наташа)

США и Европа "подготавливают" Россию и Ближний Восток для переселений?!

«Эмоции нужно выражать культурно»: рэпер Звонкий — о политических взглядах, зрителях и хорошем вкусе

Приглашенные солистки выступят в опере «Руслан и Людмила»

Новости России

Рекордная жара до +50 в России: Вильфанд предупреждает об Эль-Ниньо, которая принесет адскую жару

С Азиатской олимпиады по физике российские ребята привезли внушительный набор медалей высшего достоинства

Заслуженная артистка России Галина Свербилова ушла из жизни

Митрополит РПЦ заявил, что мигрантам много позволено в России

Экология в России и мире

Proenza Schouler, коллекция pre-fall 2024

Об отношении к русским в Азербайджане

Купаться надо уметь: правила, которые сохранят вам жизнь

Туристка заразилась плотоядной болезнью и потеряла руку: новая инфекция начала распространяться на людей, посещающих достопримечательности

Спорт в России и мире

Испанец Карлос Алькарас выиграл Открытый чемпионат Франции по теннису

«Мирра Андреева обладает удивительной выживаемостью» // Олимпийская чемпионка по теннису Елена Веснина об итогах женского Roland Garros

Теннисист Медведев снялся с турнира ATP в Нидерландах из-за травмы

Зверев и Рууд не пожали друг другу руки после полуфинала «Ролан Гаррос» – из-за проблем с желудком у норвежца

Moscow.media

Роман Старовойт выразил готовность оказывать дальнейшую поддержку в строительстве Ленского моста в Якутии

Работать там, где удобно: беспроводная гарнитура Fstyler BH230 от A4Tech

В Орле опять неполадки с движением троллейбусов

В Забайкалье пятерых мигрантов задержали за групповое изнасилование девочки-подростка







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *