Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Bislimi: Nuk mund t'i publikoj detajet e planit franko-gjerman

Bislimi: Nuk mund t'i publikoj detajet e planit franko-gjerman

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk mund ta bëjë publike përmbajtjen e planit franko-gjerman për arsye se kështu janë marrë vesh palët në dialog.

Kështu tha ai më 6 dhjetor para Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, ku raportoi për dialogun Kosovës-Serbi.

Ai tha se ka një dakordim mes propozuesve të planit [BE-së, Francës dhe Gjermanisë], dhe në anën tjetër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që përmbajtja e tekstit të mbahet larg publikut në mënyrë që “diskutimi të jetë sa më konstruktiv”.

Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse ka kohë që përflitet, për përmbajtjen e tij nuk ka informacione zyrtare.

I pyetur nga deputetët e komisionit se pse Kosova është pajtuar që ky proces të jetë kaq i mbyllur dhe me kaq pak informata për publikun, Bislimi tha se ka qenë kryeministri Kurti në takimin me ndërmjetësuesit ku është arritur ky dakordim, por se nuk ka pasur mundësi zgjedhje mes “opsionit të hapur ose opsionit të mbyllur”, ngase diskrecioni ka qenë kërkesë eksplicite në tavolinë.

Ai tha se edhe pse përmbajtja e të ashtuquajturit plani franko-gjerman nuk është bërë publike, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka lexuar atë, dhe ishte udhëzuar që përmbajtjen e tij ta ndante edhe me dy liderët tjerë të partive opozitare, të cilët nuk i kanë shkuar Kurtit në takim. 

Pas takimit të 21 tetorit, Haradinaj kishte thënë se me Kurtin ka qenë përmbajtësor, por nuk i ishte përgjigjur gazetarëve nëse në takim ishte diskutuar për të ashtuquajturin plani franko-gjerman.

Haradinaj: Me Kurtin diskutuam për marrëveshjen potenciale me Serbinë

Kurti optimist për marrëveshje Kosovë-Serbi, pas “qasjes së re”

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi më herët gjatë ditës se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të këtij plani.

Bislmi tha se Kosova e ka pranuar "draftin e përditësuar, por jo draftin final".

Më herët, zyrtarë në Kosovë e kanë cilësuar planin e ashtuquajtur franko-gjerman si "bazë të mirë" për diskutime të mëtejme me Serbinë, ndërsa në Serbi kanë thënë se plani nuk është në favor të saj.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.

Bislimi tha se edhe kur Vuçiqi që ka thënë se ka një plan franko-gjerman ka mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë është konsideruar nga ndërmjetësuesit se e ka shkelur marrëveshjen për konfidencialitet.

Portali informativ, Euractiv, publikoi më 9 nëntor një dokument, për të cilin tha se është draft i propozimit franko-gjerman.

Dokumenti i publikuar përmban 9 nene. Fillon me pajtim për marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë, angazhimin për integrim në BE, zgjidhjen e mospajtimeve dhe respektimin e integritetit territorial, respektimin e subjektivitetit të njëra-tjetrës, respektimin e ndërsjellë të juridiksionit, zotimin për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme - përfshirë ekonominë, shkencën, gjyqësorin, fushën e mbrojtjes etj. Plani, siç thuhet, parasheh edhe shkëmbimin e misioneve të përhershme, si dhe pajtimin e palëve që kjo marrëveshje nuk ndikon në marrëveshjet e arritura më parë.

Autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.

Përfaqësuesi i BE-së në këtë dialog, Mirosllav Lajçak, tha të martën në Prishtinë se zyrtarët në Bruksel janë duke punuar që një takim i ri mes Kurtit dhe Vuçiqit të mbahet brenda javësh.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Sohu: Россия ответила США на попытки конфисковать ее активы

Сын Куклачева рассказал об улучшении в самочувствии отца

Москвичей предупредили о мошенниках, действующих под видом коммунальных служб

Серфинг в России 2024: места, где можно поймать волну

Музыкальные новости

В Екатеринбурге встретили Знамя Победы, которое едет через всю страну

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Хоккейный турнир за Кубок Каменского стартовал в Воскресенске

В ходе беседы у костра Никол Пашинян подчеркнул необходимость пропаганды здорового образа жизни

Новости России

Ефимова: пловцы выступают стабильнее, чем «Спартак»

Гранат назвал фаворита чемпионской гонки РПЛ

От Чехова до Винни-Пуха: режиссер Александр Фарсайт советует любимые спектакли

Эх, «братушки, братушки»: вражда болгарских властей к России до добра не доведёт

Экология в России и мире

Детская фотосессия театра кукол «Ульгэр» в Улан-Удэ

Куда поехать на майские праздники в России: топ-7 направлений

Серфинг в России: места, где можно поймать волну

В День Медика пройдет премия в области здоровья The Medical Stars & Beauty Awards

Спорт в России и мире

Свёнтек разгромила Кырстю и вышла в 1/8 финала турнира WTA-1000 в Мадриде

Теннисист Рублев в Мадриде отыгрался на тай-брейке со счета 0:5

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде

Соболенко удивила выступлением на турнире с участием Рыбакиной

Moscow.media

В Екатеринбурге будут судить уроженца Армении, устроившего дорожный конфликт со стрельбой

заканчиваеться неделя распродаж the week of sales ends

Сотрудники спецподразделений столичного главка Росгвардии окончили обучение в Центре профподготовки в Подмосковье

Химик рассказала, какие витамины и БАДы усваиваются в масляной форме







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *