Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Berisha sulmohet gjatë protestës kundër Qeverisë Rama

Berisha sulmohet gjatë protestës kundër Qeverisë Rama

Opozita në Shqipëri ka protestuar kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në kohën kur në Tiranë u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Të thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, qytetarët u mblodhën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku policia kishte vendosur perimetrin e sigurisë për të garantuar qetësinë dhe sigurinë për mbarëvajtjen e samitit, që mblodhi liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Protesta nisi me një incident. Sapo doli nga selia e Partisë Demokratike, kreu i këtij subjekti, Sali Berisha, u godit nga një qytetar me grusht në fytyrë.

*Video: Sulmi ndaj Berishës gjatë protestës në Tiranë

Ekipi i sigurimit të Berishës arriti ta ndalte personin që policia e identifikoi si Gert Shehu. Më pas ai u shoqërua nga zyrtarët e rendit.

Në lidhje me incidentin, policia në Tiranë tha se “nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedent të mëparshëm kriminal për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe për narkotikë”.

Policia tha, po ashtu, se sipas diagnozës klinike, që familjarët e 31-vjeçarit kanë vënë në dispozicion për autoritetet, ai vuan nga çrregullime psikotike dhe prej vitesh trajtohet për këtë.

Personi që sulmoi Berishën gjendet në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të marra, pasi u godit nga disa protestues.

Pavarësisht këtij incidenti dhe shenjave të dukshme në fytyrë të shkaktuara nga sulmi, Berisha vazhdoi të ecte drejt vendit ku ishte ngritur podiumi i protestës.

Gjatë protestës, Berisha i kërkoi policisë që ta lirojë personin që e sulmoi.

“Ai është një fatkeq që e ka shitur veten. Ka vetëm një autor të vërtetë dhe ai është Edi Rama”, tha Berisha.

Por, më pas deklaratën e policisë ai e cilësoi si “mashtrim”, duke e quajtur autorin e sulmit ndaj tij “agjent të policisë kriminale”.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e dënoi sulmin ndaj Berishës.

“Dënoj aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do të jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo që e përdor këtë mjet, duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ngjarja u dënua edhe nga një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Ai tha për mediat se “u skandalizuam nga sulmi fizik ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin”.

Ndërkaq, gjatë protestës Berisha po ashtu theksoi se “fatkeqësisht në samitin me Bashkimin Evropian, Shqipëria përfaqësohet nga një kryeministër që duhet të ishte para drejtësisë”.

Ai e akuzoi Ramën se ka blerë bizneset dhe mediat, si dhe një pjesë të opozitës.

“Rama ka futur në rrjetën e tij edhe ambasadorët e huaj, që po sillen si guvernatorë. Ftoj mediat e huaja të hetojnë, sepse do të ndihmojnë një popull që vuan nga korrupsioni i Qeverisë Rama. Shqiptarët po ikin me gomone, sepse po vidhen çdo ditë nga Qeveria e tyre”, tha kreu i PD-së.

Berisha tha se mesazhi i tij për liderët evropianë është se në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet “është mafia”.

“Sot në këtë samit merr një goditje fatale nisma e Ramës ‘Ballkani i Hapur’”, tha Berisha duke iu referuar nismës rajonale, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Protesta e opozitës u mbajt jashtë perimetrit të sigurisë, të vendosur nga autoritetet për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Fillimisht, dy partitë opozitare kishin thënë se do të protestonin para Qeverisë dhe në vendin ku u mbajt samiti.

Policia e shtetit ndërmori masa të larta sigurie në bashkëpunim edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare Interpol dhe Europol, për të garantuar sigurinë e 32 delegacioneve shtetërore të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe mbarëvajtjen e samitit.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Ходят по домам, говорят, что коммунальщики. Граждан предупредили о хитрых мошенниках

Итоги online-марафона «Дачный сезон»: Проект загородного дома

В районе Симферополя появится крупный жилой микрорайон - ЖК "Республика"

Футбольный клуб из Химок сыграет с «Соколом» на домашнем стадионе

Музыкальные новости

Apple возобновляет переговоры с OpenAI о внедрении функций ИИ в iPhone

Каршеринг BelkaCar и картографический сервис 2ГИС запустили серию совместных маршрутов

Из Петербурга в Москву. Эксперты вступились за аэропорт Пулково

«Я тебя предупреждал, что если мы будем копаться в тебе, тебе будет неприятно!» Константин Гецати расстроил Павла Волю своим «видением» в новом выпуске «Шоу Воли» на ТНТ

Новости России

Футбольный клуб из Химок сыграет с «Соколом» на домашнем стадионе

Baza: поджигатели вертолета Ка-32 признались в диверсии на железной дороге

Итоги online-марафона «Дачный сезон»: Проект загородного дома

Эх, «братушки, братушки»: вражда болгарских властей к России до добра не доведёт

Экология в России и мире

Отдых во имя открытий

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Театра кукол «Ульгэр» в Улан-Удэ проводит етс фотосессию детям

Природа России 81

Спорт в России и мире

Свёнтек разгромила Кырстю и вышла в 1/8 финала турнира WTA-1000 в Мадриде

Медведев рассказал, что у него не получилось в первом сете матча с Арнальди в Мадриде

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде

Елена Рыбакина выступила с критикой в адрес WTA

Moscow.media

Частота страховых случаев по ОСАГО для такси в 6,6 раза выше, чем по полисам на другие легковые машины – ЦБ РФ

Совместные учения сотрудников Росгвардии и МЧС прошли в Москве

Мрамор XXX. Пан и нимфа

Весенние субботники прошли на предприятиях «Московского» филиала ООО «ЛокоТех-Сервис»







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *