Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

A ka kushte për zgjedhjet në veri?

A ka kushte për zgjedhjet në veri?

Vendimi për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në veri të Kosovës do të merret vetëm pas vlerësimit të situatës së sigurisë në këtë pjesë të vendit, tha Presidenca e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është i bindur se Policia e Kosovës "ka kapacitete për të garantuar procese demokratike".   

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor.

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë.

Kjo pasi, një ditë më herët, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u takon institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë [nga KQZ-ja] për shtyrjen e zgjedhjeve... presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, tha Kupina për Radion Evropa e Lirë.

REL pyeti KQZ-në nëse është duke e shqyrtuar një gjë të tillë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Një ditë më herët, nga KQZ-ja thanë se presin që Policia e Kosovës të bëjë vlerësimin e situatës së sigurisë dhe atë vlerësim, më pas, t’ia dërgojnë Presidencës së Kosovës.

Se kur do të bëhet ky vlerësim nuk është e qartë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha po ashtu se janë në pritje të vlerësimit të situatës në veri nga organet e sigurisë, “për hapat e mëtejmë”.

Interesimit të REL-it për këtë çështje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk iu përgjigj.

Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën nga presidentja Osmani, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

*Video nga arkivi: Ngjarjet që iu paraprinë tensioneve në veri

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi katër komunat në veri - i kundërshton zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Duke i komentuar incidentet e një dite më parë, zyrtarët në Serbi thanë se qëllim i institucioneve të Kosovës është që "t'i rrëmbejnë me dhunë katër komunat në veri", ndonëse nuk sollën ndonjë provë për këto pretendime.

Ibishi: Incidentet në veri janë shqetësuese

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, tha se incidentet në veri janë shqetësuese dhe prishin qetësinë publike.

“Kështu që institucionet e Kosovës - në këtë rast edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës - duhet të vlerësojnë gjendjen e sigurisë. Më pas, gjendja duhet t’i raportohet kryeministrit të Kosovës [Albin Kurti], në mënyrë që ai të vendosë se si do veprojë me zgjedhjet”, tha Ibishi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet në Kosovë, procesi në veri duhet të shtyhet për një afat të pacaktuar.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se këmbëngulja e institucioneve për të mbajtur zgjedhje në këtë kohë, do të ishte e pakuptimtë dhe e papranueshme.

“Në këtë situatë, vëzhgimi i zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare praktikisht është i pamundur. Në fakt, ne, si organizatë që merremi me monitorimin e zgjedhjeve, kemi kërkuar tash e sa kohë që të rishqyrtohet opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve, në mënyrë që të evitohen skenat kur mund të kemi raste të dhunës”, tha Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë thonë anëtarët e KQZ-së?

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga partia në pushtet - Lëvizja Vetëvendosje - tha se incidentet e fundit janë tendencë e qartë e Listës Serbe për të mbajtur pushtetin në katër komunat në veri të Kosovës.

Për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve duhet të vendosin institucionet kompetente, tha ai.

“Tash, se si vendosin në aspektin politik institucionet tjera kompetente lidhur me këtë çështje... nuk i takon KQZ-së. KQZ-ja e ka detyrim kushtetues t’i përgatisë dhe t’i mbajë zgjedhjet”, tha Kurteshi.

Edhe Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se duhet pritur vlerësimin e situatës së sigurisë.

“KQZ-ja e ka gatishmërinë t’i mbajë zgjedhjet. Kjo gatishmëri duhet të ketë përkrahje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sigurisë. Ato bëjnë vlerësimin e rrethanave të sigurisë dhe unë mendoj se vullneti i qytetarit duhet të shprehet lirshëm”, tha Elshani.

Për Ibrahim Selmanajn, anëtar i KQZ-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, situata e sigurisë në katër komunat në veri të Kosovës nuk është në favor të zgjedhjeve të paralajmëruara.

“Rruga më e mirë është që të shtyhen zgjedhjet deri në një marrëveshje politike, e cila mund të merret në nivel më të lartë. Çdo përpjekje tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve rrezikon banorët. [Zgjedhjet] nuk mund të mbahen si të tilla, sado që KQZ-ja i ka përfunduar të gjitha obligimet dhe detyrimet e parapara me Kushtetutë dhe me ligjet përkatëse”, tha Selmanaj për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë u parapriu tensioneve?

Tensionet në veri të Kosovës nisën të rriten qysh në verë, kur Qeveria e Kosovës tha se nuk do të lejojë më makina me targa që i lëshon Serbia.

Duke kundërshtuar këtë plan, që nisi të zbatohej më 1 nëntor, serbët e veriut dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Kosova dhe Serbia, ndërkohë, arritën marrëveshje për çështjen e targave, në bazë të së cilës, Prishtina pezulloi planin për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi u zotua se nuk do të lëshojë targa të reja për serbët në veri.

Tash për tash, nuk është e qartë nëse serbët e veriut do të mund të kthehen në institucionet e Kosovës dhe nëse po, si?!

Shpallja e zgjedhjeve në veri nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte obligim ligjor.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Разворот: доллар прервал серию из трёх снижений и утром 29 апреля опять дорожает

В страхе. США и Великобритания мешают Индии стать вторым Китаем для России

Ефимов: Шесть участков в пяти округах реорганизуют по программе КРТ

Россия и Индия планируют совместный экологический проект в Арктике

Музыкальные новости

Минское «Динамо» победило «Днепр» в чемпионате Беларуси

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров

Весенние субботники прошли на предприятиях «Московского» филиала ООО «ЛокоТех-Сервис»

«Хлеб всему голова». Как в Крыму и Севастополе изменились цены на хлеб?

Новости России

Жерара Депардье задержали по обвинению в домогательствах

В Московской области до конца года запустят систему индикаторов риска в сфере строительства.

76-летняя фанатка Стаса Михайлова из Орловской области вживую увидела своего кумира

Был ли перегружен теплоход, идущий от Самары до Гавриловой Поляны, выяснят транспортные прокуроры

Экология в России и мире

Куда поехать на майские праздники в России: топ-7 направлений

Театр, искуство, Россия и дети: кукольная фотосессия в Бурятии

Природа России 81

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Спорт в России и мире

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде

Рублёв победил Давидович-Фокину в 3-м круге «Мастерса» в Мадриде, отыгравшись с 0:5 на тай-брейке

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису

Moscow.media

Военные следователи провели в Судаке проверку лиц, не вставших на воинский учет

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Мрамор XXX. Пан и нимфа

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *