Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Armët ilegale dhe pasiguria në veri

Armët ilegale dhe pasiguria në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e quajti problem serioz armatimin ilegal në katër komunat veriore të Kosovës.

Sveçla thotë se nuk ka informacione të sakta për sasinë e armëve ilegale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, megjithatë, siç thotë ai, “është një problem jashtëzakonisht serioz që patjetër duhet të adresohet”.

Në dy ditët e fundit, pjesa veriore e vendit është përballur me disa incidente me mjete shpërthyese.

Të enjten, më 8 dhjetor, në Leposaviq, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur një person.

Dy shpërthime me shok bomba u regjistruan më 7 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, që i pasuan incidentet e një dite më parë ku, sipas Policisë, persona të dyshuar me mjete të rrezikshme, përfshirë “granata dore të prodhimit jugosllav” sulmuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

Autoritetet në Kosovë i cilësuan sulmet ndaj zyrave të KQZ-së si “sulme terroriste”.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur për ndonjë arrestim në lidhje me këto raste, apo konfiskim të armatimit.

Sa armë ilegale janë në Kosovë?

Pajisja e popullatës civile me armë zjarri, sipas shifrave zyrtare, është problem i theksuar në gjithë Kosovën.

Sipas Policisë, vetëm deri në tetor të këtij viti janë konfiskuar 1.176 armë zjarri ilegale të llojeve të ndryshme. Në vitin e kaluar kjo sasi ishte 1.280.

Policia, megjithatë, nuk i ka dhënat të ndara për armët e konfiskuara sipas komunave.

Sipas një raporti të publikuar në vitin 2018 nga Small Arms Survey, organizatë me bazë në Gjenevë, shkalla e posedimit të armëve nga civilët në Kosovë është rreth 24 armë për çdo 100 persona.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme, thotë për REL-in se sipas një hulumtimi të vitit 2015, në Kosovë rreth 250.000 armë ilegale janë në posedim të qytetarëve.

“Numri i armëve ilegale ka shënuar rënie. Hulumtimi i fundit që është bërë në vitin 2015 në Kosovë tregon se janë 100.000 armë më pak që nga hulumtimi paraprak, në posedim të qytetarëve ku në fillim kanë qenë rreth 360.000 armë ilegale”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Sipas kësaj ministrie, një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e armëve ilegale në Kosovë ka luajtur edhe miratimi i Ligjit për armët në vitin 2017, i cili ka mundësuar që qytetarët të pajisen me armë në mënyrë legale.

Ministria thotë se armë me leje deri më tani në Kosovë janë 39 mijë.

Plator Avdiaj, ekspert i fushës së sigurisë në kuadër të organizatës Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se armët e shumta ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin problem të madh për sigurinë.

Megjithatë, sipas tij, situata në veri të vendit është edhe më specifike.

“Kemi të bëjmë me një rajon ku funksionojnë në mënyrë të papenguar strukturat e krimit të organizuar, të cilat financohen direkt nga Serbia. Veriu i Kosovës është gjithmonë një vatër ku mund të shpërthejë dhuna ose të krijohet pasiguri pikërisht nga këto armë”, thekson ai.

Avdiu thotë se në veri qarkullon “një strukturë e krimit të organizuar që financohet direkt nga Serbia përmes Listës Serbe”.

Ai përmendi këtu zëvendëskryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq i cili që nga dhjetori i vitit 2021, gjendet në listën e zezë amerikane dhe cilësohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Ai, gjithashtu, ka fletë-arrest nga autoritetet kosovare për shkak të përfshirjes së tij në rastin “Brezovica”, në të cilin dyshohet se ka “frikësuar dëshmitarët gjatë procedurës penale”.

Në korrik të këtij viti edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i tha REL-it se në krye “të strukturave kriminale, përfshirë ato të kontrabandës, të cilat e sulmojnë Policinë e Kosovës” në veri qëndron Millan Radoiçiq.

Afro 600 policë të Kosovës, pjesëtarë të komunitetit serb, kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar automjetet me targa serbe në ato të Kosovës.

Që nga ajo kohë, disa nga pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës kishin deklaruar se nuk ndihen të sigurt për shkak se Policia e Kosovës nuk është në terren, ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se organet e rendit janë të pranishme në atë pjesë.

Në anketën e quajtur Barometri Kosovar i Sigurisë, i publikuar nga QKSS-ja, në vitin 2020, 47 për qind e të anketuarve kishin thënë se e shohin posedimin e armëve pa leje si një rrezik të lartë të sigurisë publike.

Megjithatë, sipas këtij raporti, komuniteti serb në Kosovë (78 për qind) dhe të anketuarit në rajonin e Mitrovicës e Veriut (83 për qind) e kishin konsideruar armëmbajtjen pa leje si më problematike sesa të anketuarit shqiptarë dhe ata të rajoneve tjera.

Avdiaj konsideron se Policia e Kosovës duhet të dërgojë forca të tjera në zonën e veriut për të ofruar siguri për banorët atje.

“Policë ka më pak. Megjithatë, mendoj që Policia mund të dërgojë forca shtesë atje në mënyrë që mos ta lënë veriun e Kosovës në mëshirën e grupeve të ndryshme që qarkullojnë atje dhe për më shumë, t’i mbrojnë vetë qytetarët e komunitetit serb”, thotë ai.

Një hulumtim nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë i publikuar në shtator të vitit 2022 thotë se një lloj aktiviteti i shpeshtë i kontrabandës së armëve në Kosovë, së fundmi, është sjellja e armëve ajrore (që nuk përdorin plumba) nga Turqia, për t’u modifikuar më pas në Kosovë në armë të vërteta.

Sipas këtij hulumtimi, që të dhënat i ka marrë përmes intervistave në Policinë e Kosovës, këto armë arrijnë në Kosovë më së shumti përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës. Ky kod parasheh gjobë deri në 7.500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje.

Aty parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burgim për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në periudhën janar-tetor janë raportuar 1.332 raste të “mbajtjes në pronësi, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve”.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Жители губернской столицы спасают летучих мышей и выпускают их в естественную среду

Эксперт рассказала о плюсах хранения хлеба в морозилке

Мужское имя Андрей: характер, судьба, отношения и совместимость

Разрубил труп девушки и сжег в лесу. Убийца Виктор Коэн вышел из тюрьмы

Музыкальные новости

Артистка Госцирка Бурятии Аригма Цыремпилова начинала как девочка-каучук (Культура в России, Дети и Театр)

Анонсирована Batman: Arkham Shadow для VR-гарнитуры Meta* Quest 3

«За границей расцвела». Выяснились подробности личной жизни Шурыгиной

Выпускники БРХК вновь выступят на одной сцене

Новости России

Жители губернской столицы спасают летучих мышей и выпускают их в естественную среду

"Русские должны извиниться!": Таджики в гневе из-за запрета "тусить" в России

Презентация новых Apple iPad пройдёт в удобное для европейцев и китайцев время

Синоптики спрогнозировали небольшой дождь и порывистый ветер в Москве 5 мая

Экология в России и мире

С чем носить весной белые брюки: образы, которые вас омолодят

XXIII Московский Пасхальный фестиваль проходит при поддержке Relax FM

Travel-эксперт Тариел Гажиенко: какую страну выбрать для семейного отпуска

Сериал «Нулевой пациент». Почему повторение истории в наши дни невозможно?

Спорт в России и мире

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде

Чех Легечка пожелал здоровья россиянину Медведеву, который снялся с их матча

Швентек отыграла у Соболенко три матчбола и стала самой молодой теннисисткой с 20 титулами с 2012-го

Даниил Медведев снялся с четвертьфинала «Мастерса» в Мадриде из‑за травмы

Moscow.media

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"

"Остановись, я уйду!"

Цветочный водоворот

Travel-эксперт Тариел Гажиенко: какую страну выбрать для семейного отпуска







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *