Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sveçla: Policët janë vendosur në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut

Sveçla: Policët janë vendosur në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut

Policët e rendit të Kosovës janë vendosur në disa lokacione në Komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkak se pas incidenteve të ditëve të fundit është rritur pasiguria, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Sipas informatave që më ka dhënë menaxhmenti i Policisë së Kosovës, ka të bëjë me lokacione të ndryshme në zonën e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Pra, në disa lagje”, tha Sveçla në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës.

Sveçla tha se vendimi i Policisë së Kosovës për të shtuar prezencën në veri ka për qëllim që të ofrojë siguri për qytetarët.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri dhe granata dore.

Sveçla tha se aktualisht situata është relativisht e qetë, teksa sërish fajësoi Qeverinë e Serbisë për drejtimin dhe financimin, e “grupeve kriminale” që tha se qëndrojnë pas këtyre ngjarjeve. 

“Më lejoni që të shprehem qartë se pse mund të rrezikohet apo të përkeqësohet situata e sigurisë në këtë zonë. Kjo është për shkak të akteve kriminale e herë-herë edhe terroriste të grupeve të caktuara të cilat janë nën drejtimin dhe mbështetjen e Beogradit. Të gjitha këto tensione, të gjitha këto shkelje të ligjit po ndodhin për shkak të vendimeve kriminale të Qeverisë së Beogradit. Nuk po ndodhin për shkak se ne si institucione po zbatojmë ligjin e Kushtetutën në çdo cep të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

Më 6 dhjetor, Policia e Kosovës tha se gjatë kohës sa ishte duke përcjellë zyrtarët e komisioneve komunale zgjedhore për në zyrat në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, grupe dhe “persona të maskuar” sulmuan këto zyre “me mjete të rrezikshme, përfshirë granata të prodhimit jugosllav”.

Autoritetet zgjedhore në Kosovë po vazhdojnë aktivitetet e tyre për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – që janë caktuar të mbahen në veri më 18 dhjetor.

Por, për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve.

I fundit që kërkoi këtë nga Kosova ishte këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili tha për Zërin e Amerikës se SHBA-ja mendon se “nuk është koha e duhur për zgjedhje" për shkak të dhunës në veri. 

Sveçla tha se ky apel i SHBA-së do të trajtohet me seriozitet, teksa shtoi se tani institucionet kompetente po bëjnë vlerësimet e sigurisë, në mënyrë që më pas presidentja e vendit të mund të marrë vendim për shtyrje ose jo të votimeve.

“Ne patjetër që në vazhdimësi koordinohemi me të gjithë aleatët tanë, me vendet partnere dhe natyrisht se me seriozitetin maksimal do të merren parasysh edhe këto apele që po vijnë nga SHBA-ja, por mund të vijnë edhe nga vende të tjera. Megjithatë, për të marrë vendimin e duhur është presidentja e Kosovës ajo e cila, në bazë të vlerësimeve të të gjitha institucioneve të cilat janë meritore për të dhënë rekomandime, do të marrë vendimin e duhur”, tha Sveçla.

Ai shtoi se beson se Policia e Kosovës ka kapacitete të duhura për të ofruar siguri edhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në veri u shpallën pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri, për shkak të kundërshtimit të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është në pritje të vlerësimit të sigurisë dhe të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve. Ajo ka thënë se më pas do të mbajë konsultime me partitë politike dhe vetëm nëse ka konsensus, mund t'i shtyjë votimet.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Приморец вложился в бизнес мошенника и потерял более 18 млн рублей

Мантуров: Aurus будет обновлен в 2026 и 2030 годах

Проблему подтопления Окружной улицы решили в Лобне

Матч "Динамо" – ФК "Сочи" 5 мая - где смотреть онлайн-трансляцию

Музыкальные новости

«Кубок футбольных мам» прошел на стадионе «Москвич» в Лобне

В массовой драке в Воронеже азербайджанцы зарезали узбеков

Путин с Собяниным приехали в Храм Христа Спасителя на Пасхальное богослужение

Выставку «Россия» посетил 12-миллионный гость

Новости России

90 лет в небе: Читинский аэроклуб отметил юбилей

В Подмосковье принимают заявки на субсидии для поддержки производства овощей

Захарова: Россия ответит на враждебные действия со стороны Прибалтики экономическими мерами

Проблему подтопления Окружной улицы решили в Лобне

Экология в России и мире

В подмосковных Мытищах открылся универмаг российских дизайнеров Slava Concept

Работники СЛД «Узловая» филиала «Московский» ООО «ЛокоТех-Сервис» приняли участие региональном этапе «Время молодых. Работники»

Щедрое лето от OUTRIGGER

Около 200 учащихся школ и ссузов, а также дошкольников стали участниками Всероссийской акции «Неделя без турникетов» на предприятиях филиала «Северный» ООО «ЛокоТех-Сервис».

Спорт в России и мире

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP

Свентек переиграла Соболенко и выиграла титул WTA в Мадриде

Швентек отыграла у Соболенко три матчбола и стала самой молодой теннисисткой с 20 титулами с 2012-го

«Ну и кто сказал, что женский теннис — это скучно?» Свёнтек — после матча с Соболенко

Moscow.media

Беспроводной сканер штрих-кодов SAOTRON P05i промышленного класса

Неудержимые 3. Морские волки

Компании в погоне за «золотой ИИ-лихорадкой» забыли о благополучии сотрудников

Вадим Арутюнов и его книга «Записки странствующего армянина»







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *