Kurti: Ditë historike për Kosovën
Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin
Evropian. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi dokumentin e aplikimit në Republikën
Çeke - vendin që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së. Kurti tha se kjo është
një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.
Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulas Bek, i cili e pranoi aplikimin,
tha se e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës. (Kamera: Mykola Lebediev, montazhi: Arben Hoti)