Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Të mbijetuarit e sulmit vdekjeprurës të talibanëve kërkojnë drejtësi

Të mbijetuarit e sulmit vdekjeprurës të talibanëve kërkojnë drejtësi

Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muajin e kaluar në provincën Daikundi, në Afganistanin qendror.

Grupi militant tha se shënjestroi dhe vrau “rebelë të armatosur” në një fshat në periferi të kryeqytetit provincial, Nilli, më 25 nëntor.

Por, banorët lokalë thanë se të paktën tetë persona u vranë në sulmin e talibanëve. Sipas tyre, të gjitha viktimat ishin civilë dhe në mesin e tyre ishin edhe katër fëmijë. Ata thanë se talibanët po ashtu plagosën katër civilë dhe arrestuan disa të tjerë.

Në mesin e të vrarëve në fshatin Sivak ishte edhe Mehdi, një djalë 14 vjeç.

“Mehdi u vra nga plumbi i parë që e qëlloi atë”, tha nëna e tij Madina për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. “Por, ata vazhduan ta qëllonin. Ai u godit edhe nga një plumb, mbi zemër”.

Bashkëshorti i Madinës, Mohammad Alam, po ashtu u vra gjatë sulmit të talibanëve. “Burri im dhe djali im ishin të pafajshëm”, tha ajo. “Ne, thjesht jemi fshatarë”.

Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave në Daikundi kanë kërkuar që të ketë një hetim të pavarur për vrasjet.

Vrasjet në Daikundi, që është shtëpi e komunitetit shiit Hazara, janë dënuar gjerësisht.

Gjatë sundimit shtypës më 1996-2001, talibanët kishin terrorizuar komunitetin Hazara, duke luftuar për kontrollin e rajoneve të këtij komuniteti në Afganistan përmes fushatave të vrasjeve të shënjestruara.

Që kur morën kontrollin e Kabulit në gusht të vitit 2021, talibanët kanë tentuar të ulin frikën në mesin e pjesëtarëve të komunitetit Hazara nga diskriminimi dhe persekutimi. Por, grupet e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar vrasje pa gjyq dhe dëbime me forcë të pjesëtarëve të këtij komuniteti nga talibanët, në disa pjesë të Afganistanit.

Për shumicën e sulmeve ndaj hazarëve faji është hedhur te grupi ekstremit Shteti Islamik Korasan (IS-K), që i konsideron myslimanët shiitë si mohues të fesë të cilët thotë se duhet të vriten.

“Talibanët vazhdojnë të vrasin civilë [hazarë] përfshirë gra dhe fëmijë, në kundërshtim me vlerat islame dhe njerëzore”, tha për REL-in, Mohammad Hassan Hakimi, aktivist hazar. “Ata po vriten pa dëshmi se kanë kryer ndonjë krim apo pa gjyq”.

Misioni për Asistencë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), tha më 1 dhjetor se po “punon për të mbledhur fakte lidhur me vrasjet e fundit në Sivak”.

“Raporte shumë serioze për viktima civile, përmes vrasjeve pa gjyq, të paktën tetë viktima, përfshirë fëmijë”, tha UNAMA përmes një postimi në Twitter. “UNAMA ka angazhuar talibanët në nevojën për një hetim të besueshëm dhe për llogaridhënie”.

Richard Bennett, raportues i posaçëm në OKB për të drejtat e njeriut në Afganistan, u ka kërkuar talibanëve që të kryejnë hetim transparent.

Abdul Nafi Takor, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme të talibanëve, tha se forcat e grupit kanë hyrë në një shtëpi në Daikundi, pasi disa “persona të armatosur” po fshiheshin aty dhe kishin refuzuar që të dorëzonin armët.

“Nëntë persona të armatosur janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur”, tha ai. “Nuk është e vërtetë se janë vrarë fëmijë apo se është lënduar ndonjë prej tyre”, shtoi Takor.

Por, ky pretendim është hedhur poshtë nga familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e bastisjes vdekjeprurëse të talibanëve.

Mozhgan humbi burrin e saj dhe xhaxhain gjatë kësaj bastisjeje. Ajo i tha REL-it se luftëtarët talibanë e vranë burrin e saj, pasi e kishin arrestuar.

“Ne presim që talibanët të lirojnë familjarët tanë që i kanë arrestuar”, tha ajo, duke treguar se katër burra të familjes së saj ende po mbahen nga grupi militant.

Duke mbajtur në duar rrobat e gjakosura të djalit të saj, Madina ka protestuar duke u ulur në rrugët e Nillit, me qëllim që të ngrehë vetëdijen e shoqërisë për vrasjet. Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të hetojë këtë incident.

“Gjaku i martirëve tanë u derdh padrejtësisht”, tha ajo. “Për ta duhet të ketë drejtësi. Faji ynë ose duhet të vërtetohet ose talibanët duhet të përgjigjen për atë që bënë”, tha ajo.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Отечественные актёры, которые по красоте не уступают современным Питтам и Шаламе, вместе взятым

Жители воспользовались зарядными станциями «Энергия Москвы» более 90 тысяч раз

Безухого террориста из "Крокуса" в зал суда пришлось заводить силой

Усадьбу Эйлера в Волоколамске отреставрируют в 2024 году

Музыкальные новости

Следком России ищет приезжего из Азербайджана из-за его желания убивать в ЯНАО

ЦСКА: у вратаря Торопа множественные переломы лицевых костей черепа

Эвелина Блёданс: Солнечная сказка для солнечных детей

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Новости России

Проект ранней реабилитации детей запустили в Подмосковье

Скончался художник Сергей Андрияка

Жители воспользовались зарядными станциями «Энергия Москвы» более 90 тысяч раз

Отечественные актёры, которые по красоте не уступают современным Питтам и Шаламе, вместе взятым

Экология в России и мире

Семьи со всего Уральского федерального округа приняли участие в конкурсе «Это у нас семейное»

В Армении прошел крупнейший на постсоветском пространстве «Бессмертный полк». Видео. Фоторяд

Звуковая зубная щетка Revyline RL060 White и зубная паста Revyline Smart заказать в Назрани

Студенты городских образовательных учреждений проходят практику в Marins Park Hotel Новосибирск

Спорт в России и мире

Теннисист Медведев не смог выйти в четвертьфинал турнира серии «Мастерс» в Риме

Свёнтек прошла в полуфинал турнира WTA-1000 в Риме

Ангеліна Калініна поступилася восьмій ракетці світу Саккарі на турнірі WTA 1000 у Римі: результат

Стало известно, при каком условии Медведев может опуститься на 5-е место рейтинга ATP

Moscow.media

Из-за паводка на севере Омской области ограничено движение на участках трассы Тевриз – Александровка

Завершена надвижка моста в Нагатинском затоне

Состоялась Байкальская театральная школа в Бурятии: Россия и Культура, Дети

Краски севера V







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *