Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Protestë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së

Protestë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së

Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Lufta për liri është shenja që ky është shteti jonë. Damkosja e kësaj lufte është sulm mbi Kosovën e pavarur. Edhe 23 vjet pas çlirimit, çlirimi po ka kosto", tha ai.

Ai e ka quajtur absurd dënimin e Salih Mustafës.

"Shikoni aktgjykimin e kësaj gjykate ku thotë që duhet të dënohet komandant Cali është nëse viktima është vrarë nga plumbat e ushtrisë serbe. Kjo është e pritshme kur gjykata nuk e ka qëllim drejtësinë, por e ka qëllim dënimin e UÇK-së. Procesi i Speciales na ka nxjerrë edhe një mësim, liria mund të fitohet një herë, por duhet të mbrohet çdo ditë”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se duhet të veprohet tash dhe të mos priten dënime të tjera, por se duhet të rrëzohen edhe dënimi ndaj Mustafës.

“Ne nuk jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë gjykatë, e as fajësuar ata që e kanë votuar këtë gjykatë... Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Nën akuzë e kemi përndjekjen për liri, i kemi themeluesit e UÇK-së, e kemi shtabin e UÇK-së, komandantë të zonave operative, prandaj atyre që u thuhet se nuk po dënohet UÇK-ja, por individët, përgjigjuni thjesht se juve nuk ju intereson as UÇK-ja”, tha ai.

U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se aty gjykohen vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Gjykon vetëm UÇK-në, duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.

Protestuesit kanë protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës - Hisen Berisha, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali', ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty.

Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Усадьбу Эйлера в Волоколамске отреставрируют в 2024 году

В Балашихе открылась фотовыставка ко Дню предпринимателя

Выставку «Россия» на ВДНХ посетили 13 млн человек

Регоператор МСК-НТ предлагает оплачивать услугу «Обращение с ТКО» по QR- коду

Музыкальные новости

Запреты и ограничения на посещение лесов введены почти по всей Беларуси

В Бурятии прошла Байкальская театральная школа прошла - Россия, Культура и Дети

Новые городские проекты в сотрудничестве с парком Юрия Лужкова готовит Фонд Юрия Лужкова

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»

Новости России

Застройщикам расширяют жилплощадь // Минимально допустимые размеры квартир снова в действии

Москвичей предупредили о грозе

В Баку завершилась бизнес-миссия столичных компаний

Дом в рамках реновации появится вблизи станции метро «Народное Ополчение» в Москве

Экология в России и мире

"Глория Джинс" открывает первые магазины Ready! Steady! Go!

10 полезных продуктов для сердца

Не чувствую руку: Доктор Кутушов рассказал к чему приводит частое онемение конечностей

Участники Всероссийской олимпиады школьников по математике выбрали Marins Park Hotel Нижний Новгород

Спорт в России и мире

Хачанов проиграл Табило в 1/8 финала «Мастерса» в Риме

Без защиты: как Медведев и Хачанов проиграли свои матчи в Риме

Свёнтек прошла в полуфинал турнира WTA-1000 в Риме

Теннисист Медведев может потерять свое место в рейтинге ATP

Moscow.media

Фикс-тариф будет доступен всем пользователям BelkaCar

Россия, Культура, Дети: конкурс на новую эмблему обьявил Театр Ульгэр в Республике Бурятия

Роботы-курьеры «Яндекса» будут доставлять заказы в ещё нескольких районах Москвы

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *