Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Për kë është e rëndësishme Merdarja?

Për kë është e rëndësishme Merdarja?

Mbyllja e vendkalimit kufitar në Merdare, që lidh Kosovën dhe Serbinë, prek më shumë eksportet serbe, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës. 

Zëdhënësi Adriatik Stavileci thotë se, brenda një dite, përmes kësaj pike qarkullojnë rreth 150 kamionë me mallra - kryesisht nga Serbia.  

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Serbia eksporton në Kosovë, brenda ditës, mallra me vlerë deri në një milion euro. 

Brenda një viti, vlera e importeve nga Serbia në Kosovë arrin në mbi 300 milionë euro, ndërsa vlera e eksporteve të Kosovës në Serbi nuk i kalon 40 milionë euro. 

Kufiri në Merdare është mbyllur mbrëmjen e 27 dhjetorit, pasi disa qytetarë kanë vendosur barrikada me kamionë, rreth dy kilometra në brendi të Serbisë, në mbështetje të, siç kanë thënë, serbëve në Kosovë.  

Nga 10 dhjetori janë bllokuar edhe dy vendkalime të tjera kufitare me Serbinë, përkatësisht Jarinja dhe Bërnjaku. 

Grupe të qytetarëve serbë i janë përgjigjur kështu arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, nën dyshimet për sulm ndaj disa zyrtarëve kosovarë. 

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Stavileci thotë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës janë orientuar të përdorin tri vendkalimet tjera kufitare me Serbinë, që mbesin të hapura: Mutivoda, Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. 

“Kosova, fatmirësisht, ka pikëkalime tjera [me Serbinë] dhe dalje në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Sa i përket furnizimit apo eksportit, nuk ka ndonjë problem”, thotë Stavileci. 

Goditje edhe për tregun e BE-së 

Skënder Krasniqi, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, thotë se mbyllja e kufirit në Merdare godet edhe bizneset e Bashkimit Evropian që eksportojnë në Kosovë. 

“Me vetëdije e kanë bërë këtë veprim - për të goditur Bashkimin Evropian dhe tregun e Evropës. Kjo është pikë shumë e rëndësishme edhe për transportin e marrave nga BE-ja në Kosovë dhe anasjelltas”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë. 

Sa më shumë që zgjat mbyllja e Merdares, sipas tij, efektet do të jenë më të mëdha. 

“Bizneset do të përdorin pika të tjera kufitare dhe kjo pastaj rrit koston e transportit dhe përfundimisht rrit çmimin e produktit”, thotë Krasniqi.   

Nga Merdarja deri te Dheu i Bardhë, për shembull, distanca është mbi 250 kilometra. 

Kosova varet skajshmërisht nga importet. Pothuajse të gjitha produktet i importon nga vendet fqinje, ato të BE-së dhe më gjerë. 

Mbi 5 miliardë euro ka qenë vlera e mallrave që kanë hyrë në Kosovë në periudhën janar-nëntor të këtij viti, ndërsa mbi 1 miliard euro ka qenë vlera e eksporteve. 

Ndikimi te diaspora 

Pika kufitare në Meradre përdoret në masë të madhe edhe nga diaspora e Kosovës. 

Fluksi i vizitorëve është zakonisht i madh në këtë periudhë, për shkak të festave të fundvitit. 

Ferninad Maksuti, një mërgimtar që jeton në Austri, është nisur drejt Merdares, për të devijuar rrugën më pas drejt Dheut të Bardhë.  

“Ne jemi që 24 orë në udhëtim. Në ora 9 kemi qenë në Merdare dhe kemi ardhur këndej”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. 

Sihana Bejtullahu, nga organizata “Germin”, që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se organizata po përpiqet t’i ridrejtojë mërgimtarët. 

“Ata kanë marrë rrugë të gjata dhe kanë pritur nëpër kufij... Autoritetet duhet ta kenë një numër informues ose emergjent që do ta lehtësonte këtë procedurë. Ata kanë qëndruar me orë të tëra dhe nuk kanë pasur informatat e duhura”, thotë Bejtullahu. 

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e 27 dhjetorit për mbylljen e pikës kufitare në Merdare. 

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët që janë në rrugë për në Kosovë dhe kanë nevojë për informacione, mund të lajmërohen në numrin e telefonit: 045 897 897. 

Paraprakisht, MPJD i ka udhëzuar qytetarët që kanë hyrë në Serbi, t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë ose Dheu i Bardhë, ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut - pikëkalimi kufitar i Preshevës - përmes Shkupit. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850 mijë.  

Numër i madh i tyre jeton në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Москва и Пекин осудили изъятие активов и собственности иностранных государств

Актер из сериала "Папины дочки" четыре дня назад пропал в Москве

Подмосковные единороссы проконтролируют исполнение положений Указа Президента

Клуб «Созвездие» представит НАО на всероссийском этапе конкурса «ДОМ КУЛЬТУРЫ. НОВЫЙ ФОРМАТ»

Музыкальные новости

Московский "Спартак" не выигрывает трофеи с 2022 года

В Костроме сотрудники Росгвардии обеспечат общественную безопасность во время проведения футбольного матча между командами "Спартак" Кострома - "Динамо" Брянск

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»

В "Рексофт" рассказали, как развивается рынок ИИ-ассистентов в России

Новости России

Врачи борются за жизнь Николая Носкова

Путин указал на эффективность встреч глав правительств РФ и КНР

Руководитель фракции КПРФ принял участие в заседании комитета Мособлдумы

Подмосковный Комлесхоз проверил пожароопасные участки

Экология в России и мире

В Армении прошел крупнейший на постсоветском пространстве «Бессмертный полк». Видео. Фоторяд

Страдания юного Аюша Булчун

С чем носить джинсовое платье этой весной: примеры образов

Участники Всероссийской олимпиады школьников по математике выбрали Marins Park Hotel Нижний Новгород

Спорт в России и мире

Хачанов проиграл Табило в 1/8 финала «Мастерса» в Риме

Теннисист Медведев не смог выйти в четвертьфинал турнира серии «Мастерс» в Риме

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA в Риме

Азаренко вышла в четвертьфинал турнира WTA-1000 в Риме

Moscow.media

Роботы-курьеры «Яндекса» будут доставлять заказы в ещё нескольких районах Москвы

Под красным куполом

Руки-загребуки или парфюм с запахом уголовного дела

Столичные росгвардейцы задержали молодую распространительницу наркотиков







Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *