Përgatitja e ushqimit për fëmijët në çerdhet e Prishtinës
![Përgatitja e ushqimit për fëmijët në çerdhet e Prishtinës](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-2c8a-08dc53e0101d_w800_h450.jpg)
Komunat në Kosovë thonë se u përmbahen rregullave të përcaktuara në udhëzuesin për ushqimet në çerdhe. Në këtë udhëzues përcaktohen kaloritë, proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat që fëmijët duhet të marrin. Për përgatitjen e ushqimeve për çerdhet publike në Prishtinë përkujdeset Kuzhina Qendrore. Nga ky institucion thonë se fëmijëve u ofrojnë ushqim të freskët çdo ditë. Në Kosovë janë 49 çerdhe publike dhe 177 private.