Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për 3 javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tri javë të tjera, pas takimit të tij me të dërguarit e dy vendeve të enjten vonë.

Por, me gjithë armëpushimin, dhuna përgjatë kufirit Izrael–Liban ka vazhduar.

“Takimi shkoi shumë mirë!”, shkroi Trump në Truth Social të enjten vonë.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar të mbrohet nga Hezbollahu. Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit do të zgjatet për tri javë”, shtoi ai.

Armëpushimi ishte paraparë të përfundonte më 26 prill.

Hezbollahu - i mbështetur nga Irani - është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, dhe kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Qeveria e Libanit nuk është pjesëmarrëse aktive në konflikt dhe është zotuar se do ta çarmatosë Hezbollahun.

Trumpi tha se pret “që së shpejti” t’i presë në një takim kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Trump, nënpresidenti JD Vance, dhe sekretari i shtetit Marco Rubio, së bashku me ambasadorët amerikanë në Izrael dhe Liban, ishin ndër ata që u takuan të enjten me “përfaqësues të rangut të lartë” të Izraelit dhe Libanit, sipas presidentit amerikan.

Ambasadorja e Libanit në SHBA, Nada Hamadeh Moawad, dhe ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, përfaqësuan vendet e tyre në bisedime.

Njoftimi i Trumpit erdhi edhe pse dhuna u përshkallëzua pranë kufirit Izrael–Liban, me të dyja palët që qëlluan ndaj njëra-tjetrës pas akuzave për shkelje të armëpushimit 10-ditor që kishte hyrë në fuqi më 16 prill.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *