Gara kryesore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut pritet të zhvillohet në Shkup dhe Tetovë, mes katër koalicioneve të subjekteve politike maqedonase dhe shqiptare.
Nga 3 prilli 2024, në Kosovë nis së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik - dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.
Një gjykatë në qytetin rus, Kazan, ka vendosur t’ia zgjasë paraburgimin gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, deri më 5 qershor 2024, dhe ka refuzuar kërkesën e saj për vendosje në arrest shtëpiak. Ajo akuzohet për mosregjistrim si “agjente e huaj” dhe për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse – akuza që gjerësisht shihen si hakmarrje për punën e saj si gazetare. Gjatë një paraqitjeje në gjyq, më 1 prill, Kurmasheva, e cila ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, i ka... Читать дальше...
Një shkretëtirë ndërtesash të shkatërruara dhe trupa të pajetë. Kjo është ajo që lanë pas vetes forcat izraelite pas largimit nga Spitali Al-Shifa në Qytetin e Gazës, ku zhvilluan një operacion që rezultoi edhe me arrestimin e qindra militantëve të dyshuar palestinezë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kosova ende nuk ka një teatër të operës dhe baletit dhe skenat për t’u mbajtur mend janë vetëm ato të teatrove në vendet tjera të botës, ku kanë performuar artistët kosovarë.
Kosova përballet me deficit të lartë tregtar prej vitesh, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton.