Srebrenica para votimit në OKB: Duam paqe dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja
![Srebrenica para votimit në OKB: Duam paqe dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-3682-08dc7a84ad40_tv_w800_h450.jpg)
Të mbijetuar dhe të afërm të njerëzve të vrarë në gjenocidin në Srebrenicë po presin me padurim votën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Rezolutën për Srebrenicën. Rezoluta dënon, ndër të tjera, çdo mohim të gjenocidit dhe të gjithë ata që lavdërojnë kriminelët e luftës. Ata besojnë se rezoluta do t’i kontribuojë pajtimit dhe se do të sjellë të paktën pak paqe për viktimat. Udhëheqësit e partisë në pushtet në Srebrenicë dhe entitetit Republika Sërpska e kundërshtojnë rezolutën duke thënë se "është një akt armiqësor dhe një dënim i të gjithë popullit serb”.