Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pence: Marrëveshja bërthamore me Iranin është katastrofë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, përsëriti se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, nëse ajo "nuk rregullohet".


Pence i bëri komentet të hënën, në një adresim para Parlamentit të Izraelit.


Në anën tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se është bërë përparim në arritjen e mbështetjes evropiane për dënime më të ashpra kundër Teheranit, të cilat mund ta parandalojnë tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e vitit 2015. 


Ministri i Jashtëm i Francës akuzoi Iranin të hënën për mosrespektimin e një pjese të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila i bën thirrje Teheranit të ndalojë zhvillimin e raketave balistike, që mund të bartin koka bërthamore.


Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të punojë me aleatët evropianë dhe Kongresin për të rregulluar "të metat katastrofike" të marrëveshjes, e cila është nënshkruar në kohën e paraardhësit të tij, Barack Obama.


Trump ka paralajmëruar se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja - në bazë të së cilës Irani duhet të frenojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare - nëse kushtet e marrëveshjes nuk forcohen brenda katër muajsh.


Teherani ka përjashtuar çdo ndryshim të marrëveshjes, ndërsa vendet e tjera nënshkruese - Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia - kanë shprehur mbështetje për marrëveshjen.


"Marrëveshja bërthamore me Iranin është një katastrofë", tha nënpresidenti amerikan, Pence, para Parlamentit të Izraelit.


"Nëse marrëveshja nuk rregullohet, presidenti Trump ka thënë se SHBA do të tërhiqet menjëherë", shtoi ai.


Irani ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor ka pasur vetëm qëllime paqësore, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera pretendojnë se ai ka bërë përpjekje të zhvillojë armë bërthamore.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *