Добавить новость
World News in Albanian
Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Январь
2018

Новости за 22.01.2018

Evropaelire.org 

Papa u kërkon falje viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë

Papa Françesku ka kërkuar falje për komentet e bëra javën e kaluar në Kili, në mbrojtje të një peshkopi të akuzuar për mbulim të abuzimeve seksuale.  Ai ka thënë se fjalët e tij kanë lënduar shumë veta, por ka përsëritur se beson se peshkopi kilian, Juan Barros, është i pafajshëm. Papa i ka bërë komentet për gazetarët në bordin e aeroplanit, derisa është kthyer në Romë. Të enjten, ai ka thënë se viktimat që kanë akuzuar peshkopin Barros, kanë shpifur. Papa është kritikuar hapur nga kardinali Sean O'Malley i Bostonit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arrihet marrëveshje për rihapjen e Qeverisë amerikane

Mbyllja e Qeverisë amerikane do të përfundojë pasi republikanët dhe demokratët e Senatit kanë arritur marrëveshje për ligjin e financimit. Demokrati Chuck Schumer tha se partia do të votojë për rihapjen e qeverisë dhe se negociatat me republikanët për migrimin do të vazhdojnë. Qeveria është mbyllur mesnatën e së premtes, pasi palët nuk kanë arritur të merren vesh për ligjin për financat, ndërsa pikë kryesore e mosmarrëveshjes ka qenë imigrimi. Demokratët po punojnë për kalimin e një legjislacioni... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Erdogan nuk zmbrapset nga operacioni anti-kurd në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk do të zmbrapset nga operacioni kundër një enklave të udhëhequr nga kurdët, në veri të Sirisë, i cili ka shkaktuar shqetësim tek aleatët e Ankarasë. Erdogan i bëri komentet të hënën, në ditën e tretë të ofensivës, përkundër paralajmërimeve të SHBA-së se operacioni mund të destabilizojë tutje zonën. Mediat turke thanë se trupat, të shoqëruara nga rebelët aleatë sirianë, kanë kapur disa zona përreth qytetit Afrin.  “Jemi të vendosur, Afrini do të zgjidhet”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pence takon Netanyahun në Jerusalem

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka arritur sot në Jerusalem, në një vizitë zyrtare në territorin izraelit dhe atë palestinez. Duke folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ai ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump e ka marrë vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit me shpresën e zhvillimit të negociatave qëllimmira në mes të Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. (Reuters)

Evropaelire.org 

Pence: Marrëveshja bërthamore me Iranin është katastrofë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, përsëriti se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, nëse ajo "nuk rregullohet". Pence i bëri komentet të hënën, në një adresim para Parlamentit të Izraelit. Në anën tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se është bërë përparim në arritjen e mbështetjes evropiane për dënime më të ashpra kundër Teheranit, të cilat mund ta parandalojnë tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e vitit 2015. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia, Greqia vazhdojnë bisedimet për emrin këtë javë

Udhëheqësit e Greqisë dhe Maqedonisë do të takohen këtë javë në Zvicër, për të vazhduar bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit. Një zëdhënës i Qeverisë greke tha se kryeministri Alexis Tsipras do të takojë homologun e Maqedonisë, Zoran Zaev, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, më 25 janar. Kontesti me emrin daton qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë. Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria një muaj afat për të dhënë mendimin rreth nismës së deputetëve për Specialen

Qeveria e Kosovës ka afat një muaj që të jap mendimin e saj në lidhje me nismën e një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Ndërkaq, me apo pa mendimin e Qeverisë, nisma e deputetëve mund të vihet në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës në një afat prej dy muajve nga data kur është iniciuar.  Por, aktualisht, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se “Qeveria ende nuk ka marrë një dokument zyrtar nga Kuvendi dhe se çështja do... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rriten mospajtimet mes Kosovës dhe BE-së

Kosova po dështon në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe po dëmton raportet me institucionet e BE-së, thonë deputetë të partive politike në opozitë. Në takimin e katërt të përbashkët të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme me deputetët e Parlamentit Evropian, të mbajtur në Strasburg është bërë e ditur se nuk është arritur miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Mosmiratimi i konkluzave, sipas opozitës, ka ardhur si pasojë veprimeve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata spanjolle hedh poshtë kërkesën për fletarrestin ndaj Puigdemont

Gjykata Supreme në Spanjë ka hedhur poshtë një kërkesë të prokurorit të shtetit, me anë të së cilës u kërkohej autoriteteve daneze të arrestojnë ish liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont. Ai ka udhëtuar nga Brukseli në Kopenhagë gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në një debat në Universitetein e Kopenhagës. Ky është udhëtimi i parë i Puigdemontit jashtë Brukselit, prej kur ai është arratisur për t’iu shmangur thirrjes së gjykatës në Spanjë, për rolin e tij në një ndarje të dështuar, që... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A do të pengojnë protestat arritjen e marrëveshjes për emrin?

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se në kuadër të mbledhjes së të hënës kanë analizuar propozimet e fundit të ofruara nga ana e ndërmjetësuesit të posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e emrit, Metju Nimicit. “Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces gjithëpërfshirës, me kyçjen e gjithë faktorëve relevantë politikë në vend, në drejtim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjokoviq humb mundësinë e fitores në Australian Open

Novak Gjokoviq, i cili ka fituar Australian Open gjashtë herë, nuk do të jetë në finalen e këtij viti. Ylli serb është mposhtuar në raundin e katërt nga jugkoreani 21 vjeçar, Hyeon Chung. Chung, i cili renditeti në vendin e 58-të, ka fituar në garë me Gjokoviqin në sete 7-6, 7-5, 7-6, ndërsa tani do të përballet me lojtarin më pak të njohur amerikan, Tennys Sandgren në çerekfinale. Gjokoviq, 30 vjeçar, nuk ka qenë pjesë e turenut vitin e kaluar për shkak të një lëndimi në gju. Ai ka thënë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rregulla të reja për vizita mjekësore

Në qendrat e Mjekësisë Familjare, sipas një pilot-projekti që po zbatohet aktualisht, pacientët mund të bëjnë vizita mjekësore vetëm pasi t’i kenë caktuar ato paraprakisht. Por, aplikimi i rregullave të reja, përkatësisht caktimit paraprak të vizitave (termineve) në këto qendra, si shërbime primare shëndetësore, ka nxitur reagime të pacientëve, të cilët nuk e shohin të arsyeshëm këtë vendim. Sipas tyre, ndihma e parë mjekësore do duhej të ofrohej nga mjekët familjarë në çdo kohë që ata kanë nevojë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lajmet e rreme në balotazhin presidencial çek

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke, Jiri Drahos u portretizua – pa asnjë provë – si pedofil, hajdut dhe bashkëpunëtor komunist. Njollat ishin pjesë e akuzave të pabaza në mediat sociale dhe në ueb-faqet e dyshuara për publikim të lajmeve të rreme. Drahos, pro-evropian, do të sfidojë në balotazh presidentin aktual çek, Millosh Zeman, njërin nga aleatët më të fuqishëm të presidentit rus, Vladimir Putin, në Evropë. Tani që fushata e Drahosit ka marrë hov, dezinformatat janë shfaqur sërish. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pence: Ambasada amerikane në Jerusalem në vitin 2019

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën në Izrael, në Jerusalem, në vitin 2019. Pence, i cili gjendet për vizitë në Izrael, tha sot se administrata e presidentit, Donad Trump, do të lëvizë me planin e vet, i cili është vlerësuar si kundërthënës, dhe ambasada do të hapet në fund të vitit 2019. Më parë parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem do të mund të zgjaste katër vjet. Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Emërohen 21 prokurorë të rinj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 21 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës. Prokurorët e emëruar dhanë betimin para presidentit Thaçi, me ç‘rast u zotuan se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri. Në një komunikatë nga presidenca thuhet se kreu i shtetit duke i uruar prokurorët e rinj për detyrën e re, ka kërkuar që ta kryejnë këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Londër: Tillerson bisedon me zyrtarët britanikë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot në Londër po takohet me zyrtarët britanikë, ndërsa temë dominuese konsiderohet se do të jetë marrëveshja atomike e Iranit me fuqitë botërore. Londra është ndalesa e parë e turneut evropian njëjavor të zotit Tillerson, me ç’rast do ta vizitojë edhe Parisin, Varshavën, dhe do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës. “Siç e dini, ne me të vërtetë e kemi theksuar bashkëpunimin e afërt me britanikët, veçanërisht, dhe me francezët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

KS i OKB-së diskuton sot operacionin turk në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë situatën në rajonin Afrin të Sirisë, pasi trupat turke dhe aeroplanët luftarakë kanë nisur një operacion në rajonin e udhëhequr nga kurdët. Diplomatët kanë thënë më 21 janar, se bisedimet me dyer të mbyllura, të kërkuara nga Franca, pritet të mbahen sot në orën 17:30, duke iu drejtuar edhe fushatës ushtarake të Qeverisë siriane në provicën Idlib dhe Ghoutën Lindore. Ministri i Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se shteti... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusi: Urdhërohet mbyllja e fondacionit të fushatës së Navalnyt

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar mbylljen e fondacionit kryesor të fushatës presidenciale të politikanit opozitar, Aleksei Navalny. Këtë mbyllje e ka kërkuar më herët këtë muaj, Ministria e drejtësisë e Rusisë, ndërsa vendimin për mbyllje të grupit, Year Foundation, gjykata e ka shpallur sot.  Ministria ka argumentuar se fondacioni e ka shkelur ligjin duke paraqitur adresa të rrejshme për administratën e vet, duke dështuar t’i regjistrojë disa struktura të tij dhe për keqpërdorim të fondeve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kuvendi ia lë në duar Qeverisë nismën për shfuqizimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale ta kthejë në Qeverinë e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se "një vendimi i tillë është marrë në bazë të Rregullores së Kuvendit". "Kemi vepruar në bazë të Rregullores. Iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i është dërguar për mendim Qeverisë. Kjo është ajo që mund të them, përndryshe qëndrimet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pence arriti në Izrael, bisedoi me Netanyahun

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, sot ka arritur në Izrael, ndërsa gjatë takimit me kryeministrin, Benjamin Netanyahu, tha se është nder “për të qenë në kryeqytetin e Izraelit, Jerusalem”. Netanyahu e ka falënderuar zotin Pence për njohjen “historike” të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump. Zoti Netanyahu tha se aleanca amerikano-izraelite “asnjëherë nuk ka qenë më e fortë”. Vizita e zëvendëspresidentit, Mike Pence, në Jerusalem, është pjesë e turneut të tij rajonal... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidenti Meta kërkon nga pushteti dhe opozita të gjejnë zgjidhje të mençura

Institucionet e Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje të mençura dhe të përafrojnë vendin me integrimet evropiane, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një vizite që po i bën Kosovës. Këto komente, Meta i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Presidenti Meta tha se ka diskutuar me Haradinaj kryesisht në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës. “Shpresoj shumë në angazhimin e mëtejmë edhe të kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë Qeverisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

LDK lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të Speciales

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po mbahet sot, pasi që sipas tij, aty po diskutohej për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. “Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, deklaroi Hoti para mediave në Kuvendin e Kosovës. Hoti theksoi se LDK-ja, vazhdon të mbajë qëndrim kundër kësaj nisme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kabul: Numri i të vrarëve në sulmin në hotel arriti në 30 vetë

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Afganistan thonë se së paku 30 vetë janë vrarë në sulmin në hotelin Intercontinental në kryeqytetin Kabul, nga militantët talibanë dhe kanë tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet. Sipas këtyre zyrtarëve, ndër të vrarët ka punëtorë të hotelit, mysafirë dhe pjesëtarë të forcave të sigursë, të cilët janë përleshur me sulmuesit. Në mesin e të vrarëve janë edhe 14 persona të jashtëm. Në disa raporte lokale theksohet se janë vrarë 40 vetë. Zyrtarët thanë se gjashtë sulmues... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike

Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ka rrënuar edhe më shumë imazhin e kreut të shtetit, i cili gjatë tërë mandatit të tij që përfundon vitin e ardhshëm, është përballur me kritika të shumta. Në arsyetimin e mosdekretimit të këtij ligji, Ivanov kishte thënë se ai është jokushtetues, pasi gjuha shqipe nuk mund të vihet në nivel të njëjtë me maqedonishten, e cila sipas tij... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Puigdemont në Danimarkë, përkundër kërcënimit nga Spanja

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka udhëtuar në Danimarkë, përkundër kërcënimit të qeverisë së Spanjës, se nëse ai largohet nga Brukseli, atëherë do të lëshohet fletarrest për të. Aeroplani i Puigdemontit sot ka ateruar në aeroportin e Kopenhagës, ku parashihet të jetë pjesëmarrës në debat në një universitet, më vonë gjatë ditës. Ky është udhëtimi i parë i ish-liderit të Katalonjës jashtë Brukselit, ku ai arriti për t’i shpëtuar paraqitjes në gjykatë në Spanjë, për shkak të rolit të... Читать дальше...




Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media






Топ новостей на этот час

Rss.plus





СМИ24.net — правдивые новости, непрерывно 24/7 на русском языке с ежеминутным обновлением *