Në mëngjesin e 17 prillit, derisa po kthehej nga Cyrihu i Zvicrës për në Kosovë me autobus dhe pasi arriti në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Kastrati ishte në mesin e shumë kosovarëve që u ndaluan për orë të tëra nga autoritetet serbe.
Në dy ditët e fundit institucionet e Serbisë kanë ndaluar dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Dejan Jankoviq. Pas intervistimit, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq, policët e tjerë janë liruar. Por, probleme pati edhe për rreth 1.500 qytetarë të Kosovës që për më shumë se 20 orë u ndaluan në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë. Qeveria e Kosovës këto veprime po i cilëson hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit... Читать дальше...
Deklarata e shefit të diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, se do të iniciojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur, ka nxitur reagime të shumta, pasi më shumë vlerësohet si deklaratë për fushatë elektorale.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Vendet arabike u përballën me reshjet më të mëdha të shiut në historinë e tyre. Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe që njihen për klimën e thatë të shkretëtirës.
Derisa bota priti në ankth se çfarë do të ndodhte pas sulmit të madh të Iranit kundër Izraelit, disa vende arabe kishin ndërmarrë tashmë hapa për ta dobësuar ndikimin e tij.
Teksa janë bërë gjashtë muaj që nga burgosja e saj në Rusi, gazetarja amerikane, Alsu Kurmasheva, ka ngulmuar se do të dalë nga qelia “si person i pafajshëm”. Kurmasheva, e cila punon për Shërbimin tatar-bashkir të Radios Evropa e Lirë, akuzohet për mosregjistrim si agjente e huaj dhe për përhapje të të pavërtetave për ushtrinë ruse. Akuzat shihen gjerësisht si hakmarrje për punën e saj si gazetare. Komentet e saj janë përfshirë në një mesazh të publikuar nga një revistë e përmuajshme në gjuhën tatare, në Kazan. Читать дальше...
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.