Nadire Hasani dhe Lilana Drazheviq janë disa nga gratë që ekspozuan produktet e tyre në “Tregun e komunitetit” në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit e ka krijuar një njësit të ri në Teheran, për të zbatuar kodin fetar të veshjes, pasi autoritetet kanë nisur një fushatë të re – të quajtur plani “Nuri” – për gratë që nuk e vendosin hixhabin, apo shaminë e kokës. Pjesëtarët e njësitit të quajtur “Ambasadorët e Mirësisë” kanë publikuar video të hareshme, që paraqesin disa vajza, të lumtura që po u vendosen shamitë në kokë. Por, disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një gjendje tjetër: vajza... Читать дальше...
Zbulimi i varreve masive në dy spitale në Gazë, të cilat përmbajnë qindra trupa njerëzish sipas autoriteteve palestineze, i kanë nxitur shefin e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe të tjerët të bëjnë thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar.
Një propozim-rezolutë e Kombeve të Bashkuara që do ta njihte masakrën e Srebrenicës si gjenocid, nxiti reagime të forta në Serbi dhe në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës. Udhëheqësit e tyre, Aleksandar Vuçiq dhe Millorad Dodik, paralajmëruan trazira, nëse ajo miratohet. Çfarë fshihet pas kësaj furie dhe sa serioze janë kërcënimet e tyre?
Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ).
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.
Gjermania po tenton të joshë Partinë Republikane. Japonia po përdor zyrtarët e saj pro Donald Trumpit. Zyrtarët e Qeverisë meksikane po zhvillojnë bisedime me kampin e Trumpit dhe Australia është e zënë duke hartuar ligje që t’ia bëjë me dije Trumpit se shteti ka lidhje të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara.