Gjermania shton masat e sigurisë pas sulmeve në Hanau
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se ai kishte rënë dakord me udhëheqësit rajonalë, për masat e reja të sigurisë.
"Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i krahut të djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë", tha ministri Seehofer.
Të mërkurën, një ekstremist i dyshuar i krahut të djathtë vrau nëntë vetë në dy bare në qytetin e Hanaut.
I dyshuari më pas u gjet i vdekur në një apartament. Hetuesit janë duke e trajtuar sulmin si akt terrorizmi.
Prokurorët thanë se sulmuesi i dyshuar, tani i vdekur, ishte "thellësisht racist".